Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe ish kryetar i kësaj partie, Prof. Dr. Tritan Shehu, me anë të një mesazhi publik, u ka bërë thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së në Greqi dhe te gjithe shqiptareve, që kanë të drejtë vote, të votojnë në zgjedhjet e 7 korrikut për kandidatët e Demokracisë së Re.
I gjithë mesazhi i politikanit shqiptar:
“Nea Demokracia nga e diela, 7 korrik, do të ndryshojë Greqinë.
Shqiptaret që mund të votojnë në Greqi, duhet ta votojnë atë!
Partia si motër e grupit të PPE, Demokracia e Re duket se po shkon drejt suksesit të plotë në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës.
Është një forcë politike me të cilën ne kemi një bashkëpunim të gjatë e të suksesshëm që prej vitit 1991, qoftë bilateral ky, qoftë në planin e institucioneve europiane ku marrim pjesë së bashku.
ND është një forcë politike thellësisht europeiste, që ka mbështetur në gjithë këto vite vendin tonë në rrugën e demokracisë e integrimit europian.
Strukturat tona në Greqi e kanë përforcuar ndjeshëm këtë bashkëpunim, veçanërisht gjatë zgjedhjeve të kaluara europiane e vendore, ku ajo ishte fitimtarja e madhe.
Po kështu po punohet së bashku edhe në këtë fushatë elektorale, që me fitoren e ND të delën aty, Greqia do të çelë një kapitull të ri shumë pozitiv, qofte në marrëdhëniet me Shqipërinë, qoftë dhe për rolin e atij vendi partner strategjik, në BE e në Rajon.
Suksese partnerëve tanë të dielen në Greqi, suksese Z.Mitsotakis!”, përfundon mesazhi i Tritan Sheh