BallinaAktualitetVrasja në Kavajë, 5 të arrestuar e 1 në kërkim. Si nisi...

Vrasja në Kavajë, 5 të arrestuar e 1 në kërkim. Si nisi konflikti

spot_img
spot_img

Policia e Kavajës ka arrestuar në flagrancë 5 persona, si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, ku mbeti i vrarë një 52-vjeçar dhe u plagosën 5 të tjerë.

Konflikti sipas policisë ka nisur mes dy vëllezërve Aliu, një prej të cilëve i arrestuar dhe tjetri në kërkim si dhe 3 të tjerëve, gjithashtu të arrestuar dhe është përshkallëzuar deri në përdorimin e armëve. Si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë 52-vjeçari Ramazan Hasalliu, i cili po kalonte rastësisht në rrugë.

Policia thotë se përplasja me armë ka ndodhur për motive të dobëta.

DEKLARATA E POLICISË
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 04.07.2019, rreth orës 12:20, në lagjen Nr.4, në afërsi të Teqesë në Kavajë, pas një konfikti për motive të dobëta mes disa shtetasve, ku u përdorën dhe armë zjarri dhe për pasojë humbi jetën një kalimtar si dhe u plagosën 5 shtetas të tjerë, në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posacëm hetimor, i drejtuar nga Prokurori i Rrethit, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i kësaj ngjarje. U arrestuan në flagrancë 5 shtetas dhe konkretisht:

Marjus Aliu, 31 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 1 Kavaje, për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

Ardian Dedej, 43 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 4 Kavaje, (i denuar me pare), për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbeturr në tentativë’ dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

Eraldo Hyka, 22 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavaje, për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

Qazim Merkja, 25 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavaje, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;
Agron Kollcaku, 39 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 6 Kavaje, për veprat penale të “Moskallëzim i Krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjithashtu u be shpallja ne kerkim e shtetasit Denis Aliu, 33 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 1 Kavaje, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale 3 automjete, te cilat jane perdorur nga autoret e dyshuar, aparate celular, fisheke luftarak si dhe nje sere provash te tjera, te cilat janë dërguar për ekzaminim të mëtejshëm laboratorik.

Nga veprimet e kryera deri tani rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta, ku shtetasit Eraldo Hyka, Ardian Dedej dhe Qazim Merkja janë konfliktuar me shtetasit Marjus Aliaj dhe Denis Aliu, konflikt, i cili është përshkallëzuar deri në përdorim të armëve dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme një kalimtar i rastit shtetasi Ramazan Hasalliu, 52 vjeç banues ne Kavaje, si dhe janë plagosur shtetasit Ardian Dedej, Eraldo Hyka, A.A., S. M. dhe Marjus Aliu, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale me grumbullime për grumbullimin e informacioneve dhe provave të tjera. Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për hetime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular