BallinaKryesoreBrenda Partisë Socialiste po bien këmbanat "Rama ik"

Brenda Partisë Socialiste po bien këmbanat “Rama ik”

spot_img
spot_img

Nga Florin Kurmekaj

Per 30 qershorin shume analiste ne studio televizive flisnin sikur do ishte nje date apokalipse,sikur cdo gje do te permbysej dhe do te shkaterrohej gjithcka.

Ne studion Opinion ne fillim te muajit qershor Edi Rama deklaroj se 30 qershori do te behej dhe se sipas tij me 1 korrik demokratet nuk do te therrisnin me #RamaIK por do fillonin “Luli IK”.
Per fatin e keq te kryeministrit kjo thirrje nuk eshte degjuar dhe sic duket as nuk do te degjohet.
Nuk ka arsye te degjohet pasi sipas mendimit tim Opozita e Lulzim Bashes eshte nje opozite e forte,demokratike,europiane dhe qe per cdo akuze e ka faktuar me prova qofshin keto video, regjistrime apo dhe dokumenta.

Edi Rama ka nje problem.
Ai merret aq shume me Partine Demokratike sa qe ka harruar partine e tij,kjo dashur pa dashur te sjell ndermend ato komshinjte qe te gjithe ne i kemi neper lagjet ku banojme,flasin per te tjeret dhe hallet e komshinjve dhe harrojne shtepine e tyre derisa e merr lumi.

Por cfare ndodhi me 30 qershor?
Shume nga kandidatet e Rilindjes dolen duke thene qe per ta ishte nje gare e forte dhe shume nga portalet e ironizuan kete fakt por ne te vertet ishte nje gare e forte,ishte nje sfide sepse vertet nuk kishin kandidate fiktiv perball por kishin perballe Popullin,Kandidatin me te forte qe asnje politikan nuk i del dot perballe.
Ne kete gare midis kandidatit te Rilindjes dhe popullit dihet qe gjithmone fiton populli,fiton demokracia.
Populli e ndeshkoj!E ndeshkoj ne heshtje,e ndeshkoj me bojkotim.
Edi Rama me 30 qershor deshtoj.
Deshtoj ai dhe sekti Mavi.

Nuk dua te merrem me votimet ne rang Kombetar por mund te flas me bindje te plote qe ne zonen ku une banoj qe njihet si nje zone e majte Edi Rama bashke me rilindjen u braktis dhe ketu nuk behet fjale vetem per braktisje nga populli por dhe nga vete socialistet.

Ne 2017-en Partia Socialiste mori perafersisht 14.500 vota ne Njesine nr.6.
Ne 2019-en totali i votuesve sipas KQZ-se por qe kjo shifer le vend per te dyshuar eshte 11.500 ku nga kjo shifer 1.000 ishin te pavlefshme dhe brenda kesaj shifre kishte vota dhe per kandidatin e Bindjes Demokratike.
Dmth: me nje llogari te thjeshte Rilindja ne krahasim me Partine Socialiste eshte perafersisht minus 4.000 vota.
Kjo gje te le te kuptosh se socialistet e vertete e kane braktisur Rilindjen,kane braktisur Edi Ramen.

Por lind pyetja: A ka nje ndarje midis Rilindjes dhe Partise Socialiste?
Nese ndodh nje percarje e tille te gjithe e kujtojme rezultatin e vitit 2005 dhe sic duket thirrja #RAMAIK do te vazhdoje…dhe jo vetem nga opozita por edhe nga brenda Partise Socialiste.

Edi Rama ik vet sa nuk te ka marre lumi ty dhe Rilindjen tende..

Autori eshte sekretar organizativ i deges se PD dega nr.6 Tirane

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular