BallinaAktualitetÇlirim Gjata: Duam zgjedhje si në vendin e ambasadorit Soreca, pa...

Çlirim Gjata: Duam zgjedhje si në vendin e ambasadorit Soreca, pa u larguar Rama PD nuk garon

spot_img

Partia Demokratike mbetet e vendosur për të mos u futur as në zgjedhjet e 13 tetorit nëse Rama nuk ikën si Kryeministër.

Kështu u shpreh në një intervistë për Ora News, sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata.

Sipas tij, për demokratët zgjedhjet nuk janë çështje datash, por standardesh.

“Me datën 13 ai ka sanksionuar zgjedhjet vendore. Sa i takon pjesëmarrjes së PD, për ne nuk ka rëndësi data. Nuk e kundërshtuam 30 qershorin për 30 qershor, se ishim vonë, nuk kishim kohë të përgatiteshim. Ku ta gjeje të ishim ashtu. Për ne kanë rëndësi  standardet zgjedhore. Zgjeshje me Edi Ramën kryeministër nuk bëhen. Pa u bllokuar krimi i organizuar, paraja kriminale, paratë e mafies së drogës në Shqipëri, pa u larguar Edi Rama si kryeministër nuk shkohet, pa u shtruar rruga me një qeveri tranzitore për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pra janë standardet, nuk është çështje date këtu. Opozita nuk lëviz nga qëndrimi. Janë parimore. Ne duam të bëjmë zgjedhje si në vendet e këtyre ambasadorëve, si në vendin e ambasadorit Soreca, si në vendin e ambasadorit tjetër. Siç i bëjnë ata, ti bëjmë dhe ne”, u shpreh Gjata.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular