Lidhur me zjarrin në godinën e bashkisë së Durrësit ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha.
Teksa poston edhe një video nga vendngjarja, Berisha shprehet se kjo është një tentativë e kryebashkiakut në largim për të mbuluar gjurmët e mafies në bashkinë e qytetit më të madh bregdetar në vend.
“Narkomafia po djeg Bashkinë e Durrësit për të shkrumbuar dokumentat e mafies të Kumbar Dakos”, shkruan ishh kryeministri Sali Berisha në reagimin e tij.