BallinaKryesore10 megaskandalet e Rilindjes/Nesër të gjithë në shesh, në betejën për Shqipërinë...

10 megaskandalet e Rilindjes/Nesër të gjithë në shesh, në betejën për Shqipërinë Europiane

spot_img
spot_img

Nga Marinela Ziu

Beteja për Shqipërinë si gjithë Europa është betejë e çdo shqiptari që do të vazhdojë të jetojë në këtë vend, pavarësisht bindjeve politike, sepse të gjithë jemi vjedhur deri në palcë e jemi më të varfër se kurrë më parë.

* Sipas raportit të OSBE, 200 milion euro është pasuria personale e Kryeministrit dhe 5 miliard euro janë të ardhurat nga kultivimi i lëndëve narkotike, ndërkohë që 300 mijë familje jetojnë në varfëri ekstreme sipas Bankës Botërore.

* 1,6 milion euro kushton vetëm luksi i zyrës së Kryeministrit ndërkohë që 60 mijë fëmijë ushqehen vetëm një herë në ditë dhe 50 mijë fëmijë detyrohen të lypin apo punojnë në të zezë.

* 4,2 miliard euro është demi i konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ndërkohë 450 mijë shqiptarë janë të papunë dhe pa asnjë mundësi jetese.

* 1 miliard euro janë shpenëzuar për zyra, automjete, bileta udhëtimesh, karburant e çdo luks për administratën dhe fasadën Rilindjes, ndërkohë 700 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin nga pamundësia ekonomike dhe 1,7 milion të tjerë duan të largohen një orë e më parë.

* 150 milion euro do t’i kurseheshin buxhetit të shtetit (vetëm 3 vitet e fundit), mjafton të zbatohej ligji i Prokurimit Publik dhe të fitonte oferta më e ulët (në vetëm 30% të tenderave), ndërkohë në bankat e shkollave 9-vjeçare ka 57 mijë fëmijë më pak, 32 mijë nxënës më pak në shkollat e mesme dhe 45 mijë të rinj më pak në fakultete, dhe kjo vetëm për shkak të varfërisë ekstreme dhe kostove super të larta të arsimit.

* 385 milion euro na kushtojnë 4 koncesione korruptive në shëndetësi, ndërkohë që në spitale nuk ka as medikamentet më bazike dhe kushtet janë të mjerueshme, kjo pasi, vetëm 1,8% e vlerës total të prokuruar shkon për barna pasi 30% shkon për luksin dhe fasadën e Rilindjes.

* 2,2 miliard dalin nga xhepat tona për 14 koncesione korruptive, si oferta të pakërkuara, me vlera të tejfryra, pa garë, me fitues të paracaktuar dhe kompani offshore.

* 380 milion euro nga tenderat dhe kontratat e klasifikuara (sekrete) shkojnë në xhepat e 11 miqve të Ramës, ndërkohë që 50 biznese të ndershme të qytetarëve shqiptarë mbyllen çdo ditë.

*Tejfryrja e administratës publike, nga 85 mijë në vitin 2013, në 170 mijë sot. Sipas INSTAT, 7% e administrates është me shkollë fillore, 45% me 8-vjeçare dhe të mesme dhe 38% me të lartë, por me diploma plagjiaturë, të cilët Rilindja pavarësisht propagandës me dorëheqje si në rastin e ish-zv. Ministrit të Arsimit, e promovoi Kryetar Bashkie në Berat, fitues me 2,200 vota më tepër se votues. Sepse vjedhja është parimi, madje edhe kur vetë kandidojnë, vetë administrojnë, vetë votojnë, vetë numurojnë dhe vetë certifikojnë procesin e votimeve.

* 140 milion euro është fatura e vendimeve të Gjykatave për largime të padrejta të profesionistëve, të cilët u zëvendësuan nga militantë të Rilindjes. Faturë e cila në mungesë të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese do vazhdojë të rritet…

E vetmja rrugë për të ndalur të keqen është PROTESTA!
Të gjithë bashkë kundër VARFËRISË!
ASNJË HAP PAS PËR SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular