Me 102 vota pro, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 deputet që nuk ka votuar, Kuvendi i Shqipërisë, me votim elektronik, vendosi ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Kjo tregoi edhe një herë se, opozita e re, e emëruar nga Rama pas djegies së mandateve nga Opozita, është besnike ndaj kreut të mazhorancës.
Madje disa prej tyre, alla Kujtim Gjuzi, mbajtën edhe fjalime qesharake në foltore, me shumë mundësi të “redaktuara” më parë nga shefat e mazhorancës.
Përbërja e Komisionit
Ulsi Manja, Kryetar- PS
Alban Zeneli, zv.kryetar- opozita e re
Vasilika Hysi, anëtare- PS
Klotilda Bushka, anëtare- PS
Bashkim Fino, anëtar- PS
Alket Hyseni, anëtar- PS
Adriatik Alimadhi, anëtar- opozita e re
Halit Valteri, anëtar- opozita e re
Krenar Rryçi, anëtar- opozita e re
Anëtarë zëvendësues
Adnor Shameti- PS
Spartak Braho- PS
Arlind Çacani- opozita e re
Zef Shtjefni opozita e re