BallinaBotaRrengu i komedianëve rusë ndaj Zaevit zbulon planin e liderëve për të...

Rrengu i komedianëve rusë ndaj Zaevit zbulon planin e liderëve për të ndarë Kosovën

spot_img
spot_img

Një plan për ndryshimin e kufijve të Kosovës ekziston. Këtë e ka treguar vetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili u bë viktimë e një loje nga dy komedianë rusë.

Kreu i qeverisë maqedonase u shpreh se presidenti Aleksandar Vuçiç, Hashim Thaçi dhe kryeministri Edi Rama kanë rënë dakord për ndryshimin kufijve, e ata mbështeten nga Turqia dhe Rusia, që po ashtu kanë të tjerë interesa.

Komedianët rusë Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov telefonuan Zaevin dhe u prezantuan si ish presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kryeministri maqedonas duke menduar se po fliste me Poroshenkon, tregoi se për idenë e ndryshimit të kufijve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç kanë rënë dakord, por kjo mund të shkaktojë një luftë të re në Ballkan dhe se kancelarja Merkel është totalisht kundër idesë.

Në lidhje me këtë çështje, Zaev në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp tha se fjalët e tij janë të vërteta. Por ai shtoi se një pjesë e bisedave janë të prera dhe të montuara.

“Unë u bëra një nga ata që u mashtruan nga komedianë të zotë. Manipulimet vijnë nga mediat dhe propaganda anti-Nato. Nuk jam i vetmi i këtij mashtrimi. Viktima kanë qenë dhe Jens Stoltenberg, Rexhep Taip Erdogan dhe shumë të tjerë. Lista tregon se jam në një shoqëri të mirë. Në bisedë asnjëherë nuk është kontestuar qëndrimi im dhe biseda e tregon besimin tim se Marrëveshja e Prespës do të ketë sukses. Ky është një alarm i ri për ne dhe gjithë botën demokratike, e cila përfshinë luftë kundër lajmeve të rreme dhe manipulimeve. Unë me të vërtetë besoja se po bisedoj me Presidentin e Ukrainës”, tha Zaev.

Biseda

 

Zaev: Alo

 

Poroshenko (i rremë): Alo, përshëndetje zoti Kryeministër jam shumë i lumtur që ju dëgjoj

 

Zaev: Është kënaqësia ime, Zorani po ju flet! Zoti President ju jeni?

 

Poroshenko: Po unë jam, shpresoj që koha të jetë e mirë në Maqedoni…

 

Zaev: Po e mirë, është verë si është koha në Ukrainë?

 

Unë dua të ndaj një shqetësim që kam për diçka që po ndodh këtu në rajonin tonë, ku Presidenti i Serbisë dhe Presidenti i Kosovës, kanë nisur disa negociata për ndarjen e territoreve dhe ndryshimin e kufijve. Ne jemi shumë kundër kësaj, kancerlarja Merkles është shumë kundër kësaj, i gjithë rajoni është kundër sepse ne kemi frikë se ka disa qëllime të fshehura të Rusisë për të përdorur këtë si një praktikë ndërkombëtare. Unë dua që tju vë në dijeni juve që të jeni të fokusuar, sepse unë dje kam folur me kancelaren Merkel për këtë ne kemi patu gjysëm orë bisede telefonike për këtë cështje sepse unë e shikoj që dikush kërkon ta përdorë këtë fenomen si një praktikë të re ndërkombëtare për të ndryshuar kufijtë dhe që janë vende që kanë plane të lidhura në këtë drejtim siç është rasti i Turqisë me Qipron apo si Rusia me Abkazinë dhe Ukrainën. Unë jam shumë i shqetësuar se këtoj lloj hapash do të përbëjnë një dëm të madh si rajonit tuaj ashtu edhe tonit. Ne jemi komplet kundër këtij modeli dhe ne do të bëjmë gjithçka. Ne kemi informuar forcat politike amerikane. Madje unë kam informur edhe vetë Zv/ Presidentin Pence dhe shefin e Departamentit Amerikan Z. Pompeo. Por ne kemi kërkuar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian dhe sidomos zonjës Mogherini që të ndalojë këtë lloj aktiviteti sepse do ti shkakojë një dëm të madh Ballkanit.

 

Poroshenko i rremë: Po çfarë ka bërë Rusia në këtë drejtim?

 

Zaev: Serbia është shumë e lidhur me Rusinë, normal që ata e kanë atë lloj raporti. Por për momentin problemi është me Kosovën. Mbase ju e dini këtë çështje. Zgjidhja që po diskutojnë është që 10 komuna në pjesën veriore të Kosovës ti jepen Serbisë, dhe disa komuna në jug të Serbisë ti jepen Kosovës. Ky është ndryshim kufijsh dhe nuk është i mundur sepse përtej vijave të reja kufitare sërish ka andej e këtij kufirit si serbë edhe kosovarë dhe kjo vetëm se do të prodhonte luftëra. Ballkani do të ishte sërish një fuçi baruti. Por përtej kësaj. Unë kam parë aktivitet të mundshëm, ndoshta unë jam gabim por ne duhet të jemi të fokusuar sepse disa forcat në Rusi dhe por edhe Turqia kërkojnë ta përdorin këtë si një praktikë të re ndërkombëtare, Rusia për Abkazinë dhe Turqia për Qipron dhe problemet që kanë me Greqinë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular