Deputeti i PD, Lefter Maliqi ka debatuar ashpër me zv/ministrin e Mbrojtjes mbrëmjen e sotme në Open.
Kaq ka mjaftuar që Maliqi të shpërthejë në akuza ndaj mazhorancës e kryeministrit, duke iu drejtuar Petro Koçit, të cilit i kujtoi se është sot në qeveri vetëm falë koalicionit me LSI në 2013.
“Qepe ti dhe hiqi ato syze. Ti je në qeveri vetem falë Ilir Metës dhe pazarit të 2013”, iu drejtua Maliqi, Koçit.