Kryetari i Opozitës Lulzim Basha ka mbledhur në selinë Blu, kryetarët e bashkive të djathta ku në qendër të këtij takimi është vijueshmëria e aksiionit opozitar.
Burime nga PD-ja tregojnë se ky është një takim konsultativ, që vjen në vazhdën e takimeve të z.Basha në rrethe.
“Basha do diskutojë gjerësisht axhendën e opozitës, ndërsa të premten pritet të mbledhë Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar”, thanë të njëjtat burime.
Ndërkaq, bëhet me dije se opozita do vijojë protestat, pasi tashmë është shtuar edhe mosnjohja e zgjedhjeve të 30 qershorit.