BallinaBotaItali, 18 të plagosur nga moti i keq

Itali, 18 të plagosur nga moti i keq

spot_img
spot_img

Stuhitë e forta kanë përfshirë edhe Italinë, vecanrëisht Pescaran, ku kokrrat e breshërit ishin aq të mëdha saqë dëmtuan 18 persona, mes tyre edhe një grua shtatzënë. Ata janë lënduar kryesisht në kokë, por edhe në pjesë të tjera të trupit.

Kokrrat e breshërit janë përshkruar në madhësinë e një grushti, duke shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale. Shumë makina janë dëmtuar, xhama e çati janë shkatërruar dhe plot pemë janë rrëzuar.

Gjithashtu raportohet se kati i poshtëm i një spitali është përmbytyr.

Ekipet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në zonat më të prekura në Itali. Një anije arriti të shpëtonte një person i cili kishte mbetur në det rreth 500 metra larg bregut.

Në Picenca, breshëri i fortë ka shkaktuar dëme të mëdha në vreshtari. Ndërsa në Taranto, era e fortë ka shkaktuar rrëzimin e një vinci dhe punonjësi që ndodhej aty nuk është gjetur ende.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular