BallinaAktualitetLulzim Basha nga Vlora: PD do t’u japë shqiptarëve një plan të...

Lulzim Basha nga Vlora: PD do t’u japë shqiptarëve një plan të qartë për daljen nga kriza

spot_img
spot_img

Basha në Vlorë: PD do t’u japë shqiptarëve një plan të qartë për daljen nga kriza, për ta bërë Shqipërinë vendin e të gjithë shqiptarëve, jo të një grushti qeveritarësh të korruptuar.

Jam këtu në Vlorë, siç isha ne Selenicë, siç isha dje në Lushnjë, Fier e Mallakastër, e siç do të jem ne në çdo qytet e pjesë të vendit, për të ndarë jo vetëm me strukturat e Partisë Demokratike, por me të gjithë qytetarët e vendit, bindjen se ndryshimi që shqiptarët kanë kërkuar me votën e tyre më të pastër, refuzonin e 30 qershorit, do ta kthejnë në energji për ndryshimin e pandalshëm dhe të pashmangshëm, që po vjen për Vlorën dhe për gjithë Shqipërinë. Për këtë dua t’u shpreh mirënjohjen në radhë të parë çdo vlonjati e vlonjateje, që refuzoi në mënyrë ekzemplarë farsën e 30 qershorit, dhe i dha një mesazh të fuqishëm regjimit të hajdutërisë dhe të krimit. Ky falënderim nuk është vetëm për demokratët dhe mbështetësit tanë, nuk është vetëm për qytetarët e Vlorës, pa përkatësi politike, por edhe socialistët e ndershëm vlonjatë, që çmuan, vlerësuan me shumë mençuri, momentin ku ndodhej vendi më 30 qershor, dhe ju bashkuan vëllezërve dhe motrave vlonjatë, dhe jo klikës kriminale që ka marrë peng partinë e tyre.
Së dyti, dua t’i garantoj të gjithë se Partia Demokratike dhe opozita e shikon refuzimin referendar të farsës së Edi Ramës, jo si një triumf, por si një përgjegjësi të jashtëzakonshme për ta kthyer këtë energji në një energji për ndryshim, ndryshim për çdo shqiptar, ndryshim për pensionistët, për të rinjtë, të papunët, për sipërmarrësit, ndryshim për fermerët, për pedagogët dhe studentët, për të gjitha shtresat e shoqërisë, të cilat meritojnë dhe do të kenë nga Partia Demokratike një plan të qartë për daljen nga kriza, një plan të qartë që Shqipëria të jetë Shqipëria e të gjithë shqiptarëve dhe jo e një grushti njerëzish që e kanë shtrydhur Shqipërinë dhe Vlorën, siç kanë bërë deri më sot.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular