BallinaAktualitetOreksi i Ramës-Thaçit e Vuçiç, e copëtojnë Kosovën në tavolinë

Oreksi i Ramës-Thaçit e Vuçiç, e copëtojnë Kosovën në tavolinë

spot_img
spot_img

Forumi i Alpbachut që u mbajt në gushtin e vitit 2018 në Austri ka qenë momenti kur dy presidentët, Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiç, kanë filluar të flasin hapur për idenë e tyre të shkëmbimit të territoreve dhe korrigjimi të kufijve, si mjet për të arritur tek një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kjo temë ka vazhduar të diskutohet deri në fundin e prillit të këtij viti, derisa mori goditjen përfundimtare nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, në Samitin e Berlinit, të organizuar enkas për t’ia marrë nga dora dialogun Mogherinit, pasi që shefja e politikës së jashtme të BE-së kishte lejuar dy liderët që të flisnin edhe për pazare me territore dhe ndarje të Kosovës.

Kjo temë është riaktualizuar pas një skandali në të cilin është përfshirë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili kishte folur hapur për rrezikun e ndarjes së Kosovës, në biseda telefonike me dy komikë rus, e për të cilët mendonte se ishin ish-presidenti i Ukraniës, Petro Poroschenko dhe  Sekretari i NATO-së, Jens Stoltenberg.

Image

Në këtë bisedë Zaev dëgjohet teksa i tregon me frikë Poroschenkos për planin e Thaçit, Vuçiqit, e Edi Ramës, për ta ndarë Kosovën, dhe se për një gjë të tillë thoshte se ata e  kanë edhe përkrahjen e Turqisë dhe Rusisë.

Kjo ka nxitur kariksturistin e shqiptar të gazetës “MAPO”, Bujar Kapexhiun, që të paraqesë përmes një karikature, treshen Thaçi-Rama-Vuçiq të ulur në një tavolinë teksa copëtojnë territoret e Kosovës.

Kundër kësaj ideje kanë dalë SHBA-të, Gjermania, Franca dhe gjithë shtetet e Ballkanit, përfshirë këtu edhe gjithë klasën politike në Kosovës, nga frika që një ide e tillë do të rikthente gjakderdhjen në Ballkan.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular