Shqipëria është një nga vendet e cila ka një numër të lartë të emigracionit të popullsisë, të cilët largohen në drejtim të vendeve të tjera të Europës.
Arsyeja kryesore e largimit të tyre, papunësia në vend dhe kushtet e punës dhe pagat më të larta në vendet ku shkojnë.
Ekspertja e emigracionit, Eda Gemi, është shprehur mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Opinion”, se që nga viti 2011 deri në vitin 2018, rreth 200 mijë emigrantë shqiptarë kanë marrë shtetësinë greke.
Sipas ekspertes, u krijon emigrantëve shqiptarë që të lëvizin me lehtësi në vende të tjera të BE.
Po ashtu, Golemi deklaroi se ka dhe një tjetër kategori për emigrantëve shqiptarë në Greqi, të cilat pajisen me një leje qëndrimi 5-vjeçar. Kjo leje u hep mundësin atyre që të punojnë në të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Europian.
Pjesë nga intervista me gazetarin Blendi Fevziu:
Eda Gremi, eksperte emigracioni: Kemi edhe një pjesë tjetër të emigrantëve, të brezit të parë dhe të dytë, që kanë marrë shtetësinë dhe aktualisht janë në përqendruar në Londër dhe në Bruksel. Nga viti 2011 deri në vitin 2018 janë rreth 200 mijë shqiptarë që kane marrë shtetësinë greke, gjë që i bën potencialisht mobilë, të lëvizshëm në BE. Përllogaritet që 35 mijë emigrantë të brezit të dytë në Greqi, aktualisht jetojnë në Londër dhe në Bruksel.
Blendi Fevziu: 35 mijë, pra fëmijë të emigrantëve.
Blendi Fevziu: Pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë ku emigrojnë?
Eda Gemi, eksperte emigracioni: Në Gjermani, në Suedi, Stokholmi është ndër vendet më të kërkuara, Oslo, Norvegjia, Londra në Britani të Madhe.