BallinaAktualitetRreziqet e narkoshtetit dhe ndryshimit të kufijve, Berisha diskuton me Stephen Harper

Rreziqet e narkoshtetit dhe ndryshimit të kufijve, Berisha diskuton me Stephen Harper

spot_img
spot_img

Ish-Kryeministri Sali Berisha njoftoi për një takim me rëndësi që ka zhvilluar sot, takimin me ish-kryeministrin e Kanadasë, Stephen Harper. Berisha tregon në Fb: “Sot pata kënaqësi të veçantë të drekoj me presidentin e Bashkimit Ndërkombëtar Demokrat dhe ish-kryeministrin e Kanadasë, z Stephen Harper, i cili në nëntor të vitit 2007 më kishte pritur si kryeministër i Kanadasë në Otava dhe mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Në drekë pata rastin ta njoh mikun e shquar me problematikën madhore të krijuar nga instalimi i narkoshtetit në Shqipëri, shkatërrimin e mekanizmit zgjedhor në vend si dhe sundimin e krimit si vendimmarrës në të gjitha nivelet.

Gjatë drekës, diskutuam gjithashtu për probleme të rajonit, rrezikun e madh që paraqesin përpjekjet luftënxitese të ndryshimit të kufijve në Ballkan, përpjekje që kanë qënë shkaku i të gjitha luftërave të shumta të rajonit.

 

 

Në këtë drekë ishte i pranishëm edhe kryetari i PR, Fatmir Mediu, diskutimet ishin të hapura,” vë në dukje Berisha dhe shton fotografitë e mëposhtme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular