Nga Kastriot Dervishi
Komunizmi shkatërroi çdo gjë që i përkiste shtetit dhe familjes shqiptare. Elementit kriminal që mori pushtet, u strukturuar në një grup kriminal te i cili vetëm për vlera dhe përparim nuk mund të flitej më. Me prishjen e strukturës sociale të shoqërisë, keqqeverisjen, krimet, varfërinë e jashtëzakonshme, etj, arriti rekorde të papara më parë. Një statistikë penale deri në vitin 1980 tregonte se rreth 75 mijë të dënuar i takonin veprave penale jopolitike të mbizotëruara nga vjedhja, kanosja dhe vrasja (përjashto dënimet e dhëna nga gjykatat e lagjeve për shuma deri 200 lekë, ndaj të cilëve merrej masa e gjobitjes). Kriminaliteti në komunizëm, aspak i njohur në shifra për publikun e asaj kohe, shpërtheu jashtë kufijve të vendit me rënien e regjimit, nuk ishte vepër e demokracisë. Gjithçka kemi parë, i dedikohet veprës më të madhe të regjimit, njeriut të ri, këtij vëllimi mishtor pa formim, i paedukuar, i ideologjizuar me urrejtje ndaj Zotit, por me dashurinë me krimin dhe kriminelët në pushtet. Mbase gjithkujt i kujtohet skenë gati qesharake e E.Hoxhës në një mbledhje të Byrosë Politike, në të cilën flet i përhumbur “300 mijë dollarë”, me vite të ndryshme, kur pyet Vito Kapo në ishte vetëm, etj (ishin rreth 20-30 të pranishëm). Kjo është mbledhja e fundit e E.Hoxhës në Byronë Politike dhe i përket datës 12.2.1985. Diskutoheshin 4 pika të rendit të ditës: për industrinë e lehtë e ushqimore, për duhanin, Platformën në punën operative të organeve të punëve të brendshme dhe miratimi i kalendarit të mbledhjeve të Byrosë. Kërkesa për ndryshimin e platformës së vitit 1977, çoi në fund në miratimin e një platforme të re. Nënshkrimin i fundit kësisoj i E.Hoxhës ishte miratimi i kësaj platforme. Në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Hekuran Isai mbrojti ndryshimet në platformë, të diktuara sipas tij nga “zbulimi” i grupeve armiqësore në këtë ministri. Këtu flitej se një numër i madh i të dënuarve, i përkisnin veprës penale të vjedhjes. Nga 5100 të dënuar që kishte gjithsej në Shqipëri në vitin 1985, rreth 1.400 ishin të dënuar politikë. Ministri i Punëve të Brendshme, thoshte se çdo vit hynin në burg rreth 2.100 persona.
***
Hekuran Isai: Ju keni të drejtë shoku Enver, shumë janë 2.100 veta që futen në burg çdo vit. Në kame dhe burgje sot kemi mbi 5.100 të burgosur. Mbi 60% nga këta janë hajdutë. Ky është një problem, i cili çdo ditë që kalon po bëhet mjaft shqetësues.
Enver Hoxha: Po pse bëhen hajdutë ata? Çfarë vjedhin? Miliona?
Ramiz Alia: Ç’miliona!!
… [Trackback]
[…] Read More Information here to that Topic: startnews.news/2019/07/14/1985-te-burgosurit-per-vjedhje-ne-shqiperi-habia-e-diktatorit-per-shifren-e-tyre/ […]
… [Trackback]
[…] Information on that Topic: startnews.news/2019/07/14/1985-te-burgosurit-per-vjedhje-ne-shqiperi-habia-e-diktatorit-per-shifren-e-tyre/ […]
… [Trackback]
[…] Info on that Topic: startnews.news/2019/07/14/1985-te-burgosurit-per-vjedhje-ne-shqiperi-habia-e-diktatorit-per-shifren-e-tyre/ […]
Comments are closed.