Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka publikuar një foto pune së bashku me Këshilltarin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ish-kryetarin e bashkisë së New York Rudi Guiliani, ish-Sekretarin për Homeland Security Tom Ridge, por edhe me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën.
Postimi i Mediut
Takim dhe mëngjes pune me Këshilltarin e Presidentit Trump, Ish kryetarin e Bashkise Neë York Rudi Guiliani, Ish Sekretarin per Homeland Security Tom Ridge dhe Ish kryeministrin Sali Berisha, shkruan Mediu.
Diskutimi u përqendrua rreth krizës politike në Shqipëri, krimi korrupsioni dhe shkatërrimi i lirive të qytetarëve shqiptarë.
Rama po e çon Shqipërinë drejt shkatërrimit të sistemit kushtetues dhe pluralizmit për interesa të tij personale duke ndërtuar një narko shtet.