Moti gjatë verës po bëhet gjithnjë e më shumë i nxehtë dhe i padurueshëm: Dallgë të gjata të nxehti që ndërpriten në mënyrë të papritur me stuhi të dhunshme.
Po ku ka përfunduar vera e dikurshme e mirë mesdhetare që garantonte temperature maksimale 30 gradë dhe reshje mjaftueshmërisht frekuente?
Shkak është ndryshimi i roleve mes dy figurave që dominojnë motin tonë anticiklonin e azoreve dhe atë afrikan.
Krahasuar me verën e viteve 70-80 dhe të 2000, në periudhën e parë ishte i zakonshëm zgjerimi drejt jugut i anticiklonit azorian, ndërsa në të dytën është gjithnjë e më e zakonshme ringjitja drejt veriut e atij afrikan, raporton Scan TV.
Deri në vitet ’80 ishte më e zakonshme i pari ndërsa dallgët e të nxehtit të diktuara nga ai afrikan ishin më pak të zakonshme, për të mos thënë të pamundura. Ndryshe ndodh pas viteve 2000 ku anticikloni i azoreve është gjithnjë e më pak i pranishëm dhe në vend të tij është gjithnjë e më i pranishëm ai afrikan, që sjell masa ajri ekstremisht të nxehta .
Dhe pikërisht me ardhjen e shfryrjeve të ajrit të freskët atlantik ose të Europës veriore, ndodhin katastrofa që kronikat e motit të këtyre ditëve po i tregojnë.
Për fat të keq, në vitet e ardhshme tendenca është ajo e të pasurit gjithnjë e më shumë verë më të nxehtë, të karakterizuara nga prania e anticiklonit subtropikal.
… [Trackback]
[…] There you can find 10350 more Information to that Topic: startnews.news/2019/07/14/pse-mesdheu-po-preket-nga-stuhi-te-forta-e-nxehtesi-ekstreme/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on on that Topic: startnews.news/2019/07/14/pse-mesdheu-po-preket-nga-stuhi-te-forta-e-nxehtesi-ekstreme/ […]
Comments are closed.