Shpërthimi i fuqishëm në një argjendari ditën e sotme në ish-Bllok ka lënë të plagosur edhe dy pronarët e biznesit, bashkëshortët Alma dhe Sokol Pirra që thuhet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore për jetën.
Sokol dhe Alma Pirra janë prindër të një djali të mitur. Në jetën e tyre përtej biznesit ata janë anëtarë të komunitetit shqiptaro-hebraik.
Gjendja e tyre shëndetësore sipas mjekëve të shërbimit të Djegie Plastikës, paraqitet e rënduar si pasojë e djegieve të rënda në të gjithë sipërfaqen e trupit.