Siç edhe u paralajmërua vetëm një natë më parë, banorët e zonës së Astirit janë zgjuar sot nga zhurmat e mainave të policisë dhe ankthit të rrethimit të të gjithë zonës, duke e kthyer situaën në një gjendje lufte.
FNSH dhe inspektorët e INUK aknë mbërritur tashmë në vend ndërkohë që pritet edhe zyrtarizimi i nisjes së proçesit të shembjes së banesave.
Nga ana e tyre banorët e Unazës së Re, kanë vazhduar rezistencën duke protestuar edhe përpara shtëpisë së Kryeministrit në Surrel. Për muaj të tërë banorët e Astirit kanë protestuar, janë arrestuar dhe kundërshtojnë me forcë këtë projekt. Sipas tyre ai është një projekt koruptiv për interesa të Erion Veliajt. Numri i banesave të prekura nga projeti është shumë i madh, janë deklaruar se janë rreth 340 prona të prekura.