Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua mëngjesin e sotëm me kreun e shtetit, Ilir Metën, në Presidencë.
Takimi mes Bashës dhe Metës vjen në një kohë kur politika shqiptare ndodhet në krizë të thellë disamujore.
Presidenti Ilir Meta vendosi të mos i njihte zgjedhjet e 30 qershorit, duke dekretuar si datë të zgjedhjeve vendore 13 tetorin.
Nga tjetër, opozita nuk mori pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa kryebashkiakët e djathtë kanë vendosur të mos lirojnë bashkitë.
Pikërisht kriza e thellë politike mësohet të ketë qenë tema kryesore e diskutimit mes Bashës dhe Metës.