Një operacion policor është zhvilluar mëngjesin e sotëm në qytetin e Mamurrasit, ku policia kishte shkuar për të ndaluar dy persona me precedentë të rrezikshëm penalë, të kërkuar për vrasje.
Në këtë operacion sipas policisë janë arrestuar Arben dhe Astrit Seferi të cilët në momentin e ndalimit ishin në një lokal me familjen.
Dy vëllerëzit mësohet se ishin në kërkim pasi në vitin 2017 kanë plagosur me armë zjarri katër të rinj, ngjarje e ndodhur në zonën e Laprakës në Tiranë.
Në këtë operacion i ndalua edhe shtetasi Viktor Gjergji. Gjatë momentit të ndalimit janë dëgjuar edhe krisma armësh. Policia nuk ka dhënë ende detaje.