Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnjë, ku djali 30 vjeç ka goditur me sëpatë babain, duke e plagosur rëndë.
Mesohet se Dritan Veliu dyshohet se është autori i krimit, ndërsa personi që ka pësuar godijet mësohet se është Kujtim Veliu. D.Veliu pasi ka goditur babanë ka tentuar të ikë nga vendngjarja, ndërsa u arrestua më vonë nga policia në kushtet e flagrancës.
Njoftimi i policisë:
Lushnje
Informacion paraprak
Godet babain me sëpatë, kapet në flagrancë nga patrulla e policisë në tentativë për tu larguar.
Sot rreth orës 08:00 në lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnje, shtetasi D.V, 30 vjeç, për motive të dobëta ka goditur me sëpatë babain e tij, shtetasin K.V, 67 vjeç.
Pasi ka goditur babain, shtetasi D.V është larguar nga vendngjarja por është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë e cila ishte në ndjekje të tij.
Shtetasi K.V ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.