Gjykata e Durrësit ka vendosur të mos i japë mandatin kandidates socialiste, Valbona Sakos, që fitoi ne votimet e 30 qershorit.
Sipas gjykatës, arsyeja e këtij refuzimi është bërë mosregjistrimi në kohë i Bindjes Demokratike, që mori pjesë në zgjedhje.
Ndërkohë, në një prononcim për Tema TV menjëherë pasi vendimi u bë publik, Sako tha se do të apelojë në shkallën e dytë të gjyqësorit.
Kujtojmë që bashkia e Durrësit drejtohet nga Vangjush Dako.