BallinaAktualitet"PD e palëkundur, s’ka zgjedhje me Ramën"/ Ish-deputeti: Protestat nuk do të...

“PD e palëkundur, s’ka zgjedhje me Ramën”/ Ish-deputeti: Protestat nuk do të ndalen as në verë as në dimër

spot_img
spot_img

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, nga studio e FaxNews ka komentuar edhe vendimin e sotëm të Gjykatës së Durrësit për të mos mandatuar si kryetare bashkiake, kandidaten socialiste Valbona Sako, duke i cilësuar këto vorime si të paligjshme

‘Ky vendim është i drejtë sepse aty gjen shkelje kushtetuese por jo vetëm .

Nuk ka asnjë institucion legjitim të drejtë dhe të pavarur që mund të njohin votimet e 30 qershorit. Çdo gjykatë tashmë duhet ta shpallë të paligjshme këtë gjë. Aty u cënua dhe u dëmtuar dhe u godit demokracia dhe pluralizmi. Unë nuk do ti futem teknikaliteteve por votimet e 30 qershorit janë nul.’

I pyetur se çfarë mund të ndodhë në 13 tetor, Balliu tha se: ‘Çështja e pluralizmit dhe demokracisë nuk është një çështje datash por një përballje midis shqiptarëve.’

‘Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk kanë datë. Opozita do ta vazhdoj betejën deri në fund deri sa kjo gjë të realizohet. Duhet të kemi parasysh se sot shqiptarët po helmohen për shkak të korrupsionit të AKU-së.

Nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, Të presësh që të organizojë zgjedhjet Edi Rama është njësoj si grabitësit e Rinasit të bëhen roje në aeroportin e Rinasit.

Si mund të organizohet zgjedhjet nga ata të cilët i vodhën dhe këtë gjë nuk e thotë PD, pavarësisht denoncimeve tona prej 2 vitesh. Këtë gjë e tha ‘Bild’.”

Balliu foli më tej edhe aksionin opozitar.

“Aksioni opozitar vazhdon dhe do të vazhdoj dhe nuk do të ketë asnjë pushim. Fal këtij aksioni të gjithë e kanë marrë vesh se Edi Rama është në hajdut i cili i vjedh zgjedhjet dhe kur është i vetëm pa asnjë konkurrent.

Që të gjithë ata aty janë pjesëtarë aktiv të grupit i cili organizoi grushtin e shteti në 30 qershor. Edi Rama nuk e jep dorëheqjen sepse ka frikë. Jeta e tij do ta do të shkoj drejtë gjykatave dhe fati do të jetë i vulosur.

Më thoni ju lutem tek çështja e Unazës, si ka mundësi që nuk është arrestuar asnjë person dhe të merren përgjegjësit. Por të gjithë ata persona të cilët prej 9 muajsh janë shoqëruar pothuajse të gjithë në burg.

Është moment tani që të gjithë këta persona që udhëheqin duhet të dalin para përgjegjësisë. Opozita e bashkuar nuk do të ndalet edhe nëse është verë apo dimër ne do të jemi në protestë deri sat ë shkërmoqet e gjithë kjo gjë.”

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular