BallinaAktualitetVendimi i Gjykatës së Durrësit, ja bashkitë ku mund të shpallet i...

Vendimi i Gjykatës së Durrësit, ja bashkitë ku mund të shpallet i pavlefshëm “30 Qershori”

spot_img
spot_img

Gjykata e Durrësit rrëzoi kërkesën e kandidates së Partisë Socialiste për Bashkinë e qytetit në votimet e 30 Qershorit, Valbona Sako, për të marrë mandatin e kryetares, duke e konsideruar “absolutisht të pavlefshëm” të gjithë procesin, për shkak se subjekti politik “Bindja Demokratike” nuk ishte regjistruar zyrtarisht në gjykatë në kohën kur Komisioni Qendror të Zgjedhjeve vendosi të përfshijë kandidatët e saj në fletët e votimit.

Gjykata e Durrësit arriti në përfundimin se “Bindja Demokratike” nuk ekzistonte ligjërisht dhe formalisht në kohën kur KQZ vendosi ta pranojë si subjekt për votimet lokale të fund-muajit të kaluar.

Për këtë arsye, gjykata e Durrësit rrëzoi jo vetëm kërkesën e Sakos për të konfirmuar mandatin, por edhe të gjithë procedurat e KQZ-së për regjistrimin e “Bindjes Demokratike”, duke i konsideruar “absolutisht të pavlefshme”.

Në këtë mënyrë, gjykata konstaton se kandidatët e “Bindjes Demokratike” nuk mund dhe nuk duhet të ishin pjesë e votimeve të 30 Qershorit.

Referuar këtij vendimi, ekziston mundësia që procesi i votimit të konsiderohet “absolutisht i pavlefshëm” edhe në të paktën 20 bashki të tjera, ku kanë marrë pjesë kandidatët e “Bindjes Demokratike” të Astrit Patozit.

Konkretisht, ky proces mund të konsiderohet absolutisht i pavlefshëm në bashkitë:
1. Bulqizë, ku kandidonte Lefter Alla i PS me Ilir Balla nga “Bindja Demokratike”
2. Cërrik, ku kandidonte Andi Salla nga PS me Merita Xhika nga “Bindja Demokratike”
3. Dibër, ku kandidonte Dionis Ymeraj nga PS me Shkëlzen Qoka nga “Bindja Demokratike”
4. Gramsh, ku kandidonte Klodian Taçe nga PS me Sabri Ibrahimi nga “Bindja Demokratike”
5. Kavajë, ku kandidonte Redi Krajli nga PS me Bledar Sinella nga “Bindja Demokratike”
6. Kamëz, ku kandidonte Rakip Suli i PS me Ylber Gjeta nga “Bindja Demokratike”
7. Këlcyrë, ku kandidonte Klemend Ndoni i PS me Shkëlqim Muhaj nga “Bindja Demokratike”
8. Klos, ku kandidonte Ilmi Hoxha nga PS me Bedri Hoxha nga “Bindja Demokratike”
9. Korçë, ku kandidonte Sotiraq Filo i PS me Leonard Olli nga “Bindja Demokratike”
10. Kurbin, ku kandidonte Majlinda Cara e PS me Edmond Piroli nga “Bindja Demokratike”
11. Lezhë, ku kandidonte Pjerin Ndreu i PS me Salvador Kaçaj nga “Bindja Demokratike”
12. Malësi e Madhe, ku kandidonte Tonin Marinaj i PS me Pjerin Spathari nga “Bindja Demokratike”
13. Sarandë, ku kandidonte Ardian Gurma i PS me Ilir Nikolla nga “Bindja Demokratike”
14. Selenicë, ku kandidonte Simbol Pazaj i PS me Marildo Hodaj nga “Bindja Demokratike”
15. Skrapar, ku kandidonte Adriatik Mema i PS me Dejvis Hebibasi nga “Bindja Demokratike”
16. Shijak, ku kandidonte Elton Arbana i PS me Arben Pohumi nga “Bindja Demokratike”
17. Tiranë, ku kandidonte Erion Veliaj i PS me Arben Skënderi nga “Bindja Demokratike”
18. Tepelenë, ku kandidonte Tërmet Peçi i PS me Gëzim Malka nga “Bindja Demokratike”
19. Tropojë, ku kandidonte Rexhë Biberaj i PS me Edison Hasanaj nga “Bindja Demokratike”
20. Vlorë, ku kandidonte Dritan Leli i PS me Valbona Mezini nga “Bindja Demokratike”

Ndërkohë, janë 3 bashki me kandidatë nga “Bindja Demokratike”, për të cilat gjykata ka konfirmuar mandatin e kryetarit për socialistët. E konkretisht, janë konfirmuar në detyrë:

1. Eduart Duro i PS, i cili kishte përballë kandidatin Fejzi Shaholli të “BD” në Devoll
2. Erjon Isai i PS, i cili kishte përballë kandidatin Fatjon Feka të “BD”, në Kolonjë
3. Safet Gjici, i cili kishte përballë kandidatin Abedin Uruçi të “BD”, në Kukës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular