Partia Socialiste ka vendosur të ndryshojë datën e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare. Dy ditë më parë, në mbledhjen e Kryesisë së PS u vendos që Asambleja të mblidhej më 22 korrik, ditën e hënë.
Por, sot mësohet se Asambleja Kombëtare e PS do të zhvillohet ditën e martë të 23 korrikut. Nuk dihen arsyet e ndryshimit të datës së Asamblesë, por pritet të ketë zhvillime të rëndësishme.
Gazetari Ergys Gjençaj raportoi pas mbledhjes së Kryesisë se mund të ketë ndryshime ministrash, ku më të rrezikuarit janë ajo e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe ai i Mjedisit, Blendi Klosi, pasi janë paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e kaluar.
Por, një gjë e tillë nuk u konfirmua nga Rama, i cili tha se nëse ministrat kanë kryer detyrat, nuk do të largohen.