Zëvendëskryeministri dhe ministri i brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, ka braktisur tryezën e bisedimeve në Helsinki pas një grindjeje me ministrat gjermanë e francezë.
Grindja nisi pas kërkesë së bërë nga Salvini dhe Malta për ndryshimin e rregullave mbi portin e parë të sigurt, në lidhje me pritjen e emigrantëve nga Afrika. Ministri italiani përmendi rastin e Carola Rackete dhe nënvizoi se si organizatat joqeveritare me lëvizjet e tyre tentojnë të zëvendësojnë shtetet.
‘SeaWatch3 ka shkelur ligjet italiane dhe goditi një motovedetë’, tha ministri i brendshëm, i cili u konfrontua ashpër sot në mëngjes me ministrat e brendshëm të Maltës, Gjermanisë e Francës.
Nga Berlini në Paris po ushtrohet presion për miratimin e një dokumenti që ndërhyn pikërisht në rregullat e zbarkimit. Lëvizje që nuk është pritur mirë nga Malta e Italia që nuk ranë dakord me Berlinin e Parisin.
Malta e Italia kundërshtojnë idenë e portit të parë të sigurt për imigrantët (me frikën se të gjithë do të zbarkojnë aty) dhe mendojnë se rishpërndarja vetëm e refugjatëve lënë në vendin e mbërritjes klandestinët, të vështirë për t’u dëbuar.
Salvini, pas grindjes në tryezën e Helsinkit, ka fituar Francën, Gjermaninë e Maltën në një takim tjetër në shtator për të diskutuar sërish mbi rregullat e imigracionit. Gjatë takimit të Helsinkit, pas një përballjeje me teknikët, ministrat dialoguan më vete në përpjekje për të gjetur gjuhën e përbashkët.
Salvini këmbënguli për rritjen e impenjimit për parandalimin e nisjeve e për të rritur numrin e dëbimeve, edhe duke krijuar një listë vendesh të sigurta, ‘pasi tjetër gjë janë të ardhurit nga zonat e luftës dhe tjetër gjë janë të ardhurit nga Tunizia e Shqipëria’.
Asgjë nuk mund të bëhet mbi parimin e ‘portit më të afërt për hyrjen’, përjashtuar urgjencën për shpëtimin e jetëve.
Si përfundim, aksi-franko-gjerman i kthen edhe një herë shpinën Italisë dhe në këtë mënyrë i lë mbi shpatulla Romës e La Valetës barrën e zbarkimeve të emigrantëve që nisen nga Libia.
Nga fronti i OJQ-ve, si Berlini, ashtu edhe Parisi, i kanë kërkuar shumë herë Italisë të hapë portet për të lejuar zbarkimin e refugjatëve, duke mbajtur ndërkohë mbyllur portet e Francës e Gjermanisë. Një moral dopjo që ashpërson edhe më tepër përplasjen midis qeverisë italiane dhe kancelarive evropiane.
Ndeshja e imigracionit kalon edhe nga ajo për emërimet në BE. Kundërshtimi i Carroccios për Von der Leyen në krye të Komisionit do të sjellë acarime të tjera në marrëdhëniet midis Berlinit e Romës. Sinjali i Helsinkit është i qartë. Franca e Gjermania kanë vetëm një objektiv: t’i lënë Italisë emigrantët që zbarkojnë dhe të drejtojnë në brigjet italiane edhe ata të shpëtuar nga OJQ-të.
… [Trackback]
[…] There you can find 11174 more Info to that Topic: startnews.news/2019/07/18/debat-per-shqiptaret-salvini-sfidon-macron-e-merkel-braktis-tryezen-per-emigrantet/ […]
Comments are closed.