BallinaAktualitet"Teatri do mbrohet pa kompromis"/PD thirrje Ramës: ‘Hiq dorë sa nuk është...

“Teatri do mbrohet pa kompromis”/PD thirrje Ramës: ‘Hiq dorë sa nuk është vonë’

spot_img
spot_img

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ka bërë thirrje Ramës të heqë dorë menjëherë nga shembja e Teatrit Kombëtar, pas urdhërit të sotëm të Ministrisë së Kulturës për heqjen e materialeve nga ky institucion.

Këlliçi shkruan se Teatri do të mbrohet me çdo kusht, edhe me gjak po të mundet,pa asnjë kompromis.

‘Mëngjesin e sotëm Ministria e Kulturës ka urdhëruar zbrazjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në mënyrë të pabesë, pushteti jo-legjitim, i një minorance politike aspak përfaqësuese, hodhi sot hapin e parë për zbrazjen fizike të Teatrit Kombëtar.

Jo rastësisht Edi Rama dhe Erion Veliaj përzgjodhën muajin korrik, në prag pushimesh, me shpresën se ky gjest nuk do të vihet re nga qytetarët dhe do të kalojë ashtu siç kanë kaluar shpesh me trishtim, masakra të tjera të përditshme që po i bëhen trashëgimisë historike të kryeqytetit.

Pasi tentuan ta zhvishnin Teatrin fillimisht nga funksioni duke i hequr vjedhurazi shkronjat natën, po tinëzisht deshën ta zbrazin për t’jua bërë fakt të kryer qytetarëve shembjen e tij dhe vjedhjen e truallit publik, si celebrimi final dhe më i paturp i një pushteti arrogant dhe jolegjitim, që s’ka si të sillet ndryshe veçse si pushtues barbar me qytetarët dhe historinë.

Si pjesë e atyre qytetarëve që “pushtimin” nuk e pranojnë, ju garantoj se Teatri Kombëtar do të mbrohet me çdo kusht! Ne jemi shumë, por do të kemi nevojë në luftën tonë për të tërë ju që dini të vini interesin publik dhe qytetar, para pazarave private dhe grabitjes së truallit publik për ndërtimin e 6 kullave të Erion Veliajt.

Hiqni dorë nga kjo marrëzi, përpara se te jetë tepër vonë për ju! Teatri Kombëtar do të mbrohet me çdo kusht, me çdo sakrificë dhe pa asnjë kompromis!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular