Shqiptarët për shqiptarët” në News24 transmetuan të premten e fundit për këtë sezon televiziv një histori tronditëse nga qyteti i Ballshit.
Në një magazinë pranë shinave të trenit afër uzinës në Ballsh banon familja Alushi. Kryefamiljari ka ndërruar jetë dy vite e gjysmë më parë duke lënë pas gruan Lauretën dhe tre fëmijë Kristinën, Katerinën dhe Orgiton e vogël.
Fëmijët qajnë me dënesë e ngashërima për vdekjen e babait në moshë të re vetëm 37 vjeç. Magazina që aktualisht jetojnë nuk ka asnjë kush minimal për të jetuar.
Vajza më e madhe Kristina 14 vjeç tregon historinë e familjes. “Ne jetojmë këtu në Ballsh me mamin, motrën dhe vëllain. Ne jetojmë në kushte jo të mira. Babi ka ndërruar jetë. Këta janë gjithçka për mua, janë familja ime.
Atë ditë kur erdha në shtëpi kam gjetur nënën që qante tek dera. Kam lënë çantën në mes të rrugës, vrapova brenda. Atje kuptova që babi kishte vdekur. Nuk e harroj atë moment. Kam qarë shumë, jam ndier shumë e vetmuar. As nuk haja as nuk pija, vetëm qaja. Motra u bë keq, Ndihesha e vetmuar, më dukej sikur ai do të kthehej nga puna , ne gjithmonë i dilnim përpara kur ai kthehej në shtëpi.
Nuk ka dashur të jetoj më këtu, dilja tek dera, prisja të vinte, për mua ka qenë shumë e vështirë. Qëndroj e fortë se nuk e shikoj dot motrën edhe mamin të qajnë e të lëndohen. Mundohem ta harroj por prapë kur shikoj fotot më kujtohet, sëmurëm, qëndroj me ilaçe, Në fillim prisja që ai do vinte…”, tregon Kristina.
Katerina 10 vjeç thotë se babi iku ditën e ditëlindjes së saj që duhet të ishte festë.
“I dua shumë. Atë ditë ishte ditëlindja ime, pasi të ktheheshin nga spitali më kishin thënë se do festonim por ne nuk e festuam. Kur erdhëm këtu ishte shtëpia plotë me njerëz, të gjithë ishin me të zeza aty e kuptova. Mamin e pyeta pse po qan. Ajo më tregoi Më tha se babi nuk do të kthehej. Do doja që ai mos të vdiste.
Do doja të kishim një shtëpi të re mos të jetonim më këtu. Kjo është shtëpi e ftohtë. Nuk dua të jetoj më këtu. Kam shumë frikë, Babi më mungon por tani kam mamin, më gjendet pranë, u munduam të mësoheshim me idenë që do mësoheshim pa të. Unë kam shumë ëndrra shumë dëshira, disa nuk mund të realizohen, dua të bëhem doktoreshë, mendoj se me të mësuar gjithmonë mund ta realizoj. Do doja që babi mos të vdiste, të kishim një shtëpi të re, mos të jetonim më këtu, kaq do mjaftonte, unë nuk dua të jetoj se kam shumë frikë”, thotë 10-vjeçarja.
Orgito i vogël nuk e shpreh dot atë që ndjen për mungesën e të atit. “Unë jam Orgito, jam 5 vjeç. Dua shumë mamin dhe motrat. Per babain më merr mallin, më mungon. Unë dua një shtëpi, dua një krevat të madh të fle me motrat me mamin”.
Laureta, e ëma e tre fëmijëve tregon hallet e shumta. Kalvari i vuajtjeve të saj është i gjatë, varfërisë iu shtua sëmundja e djalit dhe bashkëshortit.
“Bashkëshorti ndërroi jetë 2.5 vite më parë. Burrin e kam pasur të sëmurë. Më përpara kemi jetuar në një shtëpi me qira. Nuk e përballonim dot jetesën pasi burri punonte në një lavazh. Me fëmijët kam pasur shumë probleme. Vajzën e dytë e kam pasur anemike. Mund t’i binte të fikët edhe 20 herë në ditë nga anemia, e kam kuruar por ekonomia ishe e dobët. Më pas erdhi djali në jetë, ai lindi me anemi të theksuar, me yndyra në gjak, pastaj mjekët dyshuan se mund të ishte talasemik, me shumë vështirësi me borxhe, burrin e kisha me bllokim valvulesh në zemër, bëhej shumë keq, momenti më i vështirë ishte kur kisha njëkohësisht të sëmurë djalin dhe tim shoq.
Djalin më dërguan më kurim në Tiranë, po atë ditë mu sëmur edhe burri. Ekonomia ishte shumë e dobët nuk kishim mundësi, duhet të kryente një operacion por nuk kishim lekë ai mendonte më shumë për djalin, nuk e përballoi dot, nuk arriti dot të kryente operacionin, nuk rrisnim dot fëmijët. Më mungon shumë, do vrisja veten, nuk mund ta përballoja, fëmijët i kam sëmurë, fëmijët më ngelën jetimë, kur vdiq ai kishte me vete vetëm 700 lekë të vjetra, funeralin e bëra më ato që hodhën njerëzit për sevap. Njerëzit na falin rroba, ushqime, nuk e përballoj dot. Më mbrapa sa varrosa burrin isha në spital me djalin, fëmijët e kërkojnë sidomos djali. Pa fëmijët nuk jetoj dot, për ata jetoj, përpiqem vetëm për ata të paktën të hamë bukë. Kur eci rrugës ata më thonë sikur do ta shikojnë, të rrisësh 3 fëmijë është shumë e vështirë”.
Laureta dhe fëmijët banojnë në një magazinë ku më parë bëheshin remont pjesët e trenit, këtu kam marrë një pjesë që të banoja. Shpesh herë përmbyteshin nga përroi
“Kemi 8 vjet që banojmë këtu. Banojmë vetëm këtu, lagjen e kemi poshtë. Kam frikë se jetojmë vetëm, frika është e para, sidomos kur na ka marrë era llamarinën, ranë poshtë gurët. Në dimër këtu del përroi, na ka përmbytur edhe përroi, ne ishim në gjumë. Kishte vajtur uji tek koka e divanit, kur u zgjova ne po pluskonim me mobiljet mbi ujë, nuk dinim çfarë të bënim, gjitoni na ndihmoi të ngjiteshim tek ai, çfarë bie jashtë bie brenda. Kur bie shi ne nxjerrim kovat, në dimër fëmijët kanë ftohtë.
Kur ngela pa punë, fëmijët shkonin në fshatin tim dhe kërkonin bukë. Shisja qepë të treg për 2 deri 3 mijë lekë të vjetra për bukën e gojës, fëmijët e mi kanë ngrënë edhe bukë me myk. Një grua na ka ndihmuar, bashkia më ofroi një punë me gjelbërimin, po përsëri për shtëpinë, hallet nuk e përballoj dot. Unë kam fëmijët sëmurë, kur lë punën gjej ndonjë shtëpi për ta pastruar, nuk rri dot në shtëpi, nuk rri të çlodhem, më kushtojnë ilaçet e fëmijëve. Asnjëherë nuk e kisha imagjinuar që të jetoja kështu, në këtë gjendje.
Ngelëm pa bukë, e kam menduar shumë herë, nuk mund ta përballoja”, shprehet ajo./BW
… [Trackback]
[…] Find More Information here to that Topic: startnews.news/2019/07/19/do-festoja-ditelindjen-me-thane-vdiq-babi-historia-e-tronditese-e-3-jetimeve-qe-jetojne-me-nenen-ne-nje-magazine/ […]
… [Trackback]
[…] There you can find 29096 additional Information on that Topic: startnews.news/2019/07/19/do-festoja-ditelindjen-me-thane-vdiq-babi-historia-e-tronditese-e-3-jetimeve-qe-jetojne-me-nenen-ne-nje-magazine/ […]
Comments are closed.