Kjo është 36-vjeçarja Asbije Kuka e cila u vra me thikë sot nga bashkëshorti i saj Ardian Kuka në Spitallë të Durrësit. Nëna e një djali 10 vjeç, u qëllua disa herë me thikë nga burri, pas një sherri në banesën e tyre.
Ajo është dërguar me plagë të rënda në spital nga vëllezërit e saj dhe djali i tyre i mitur, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Gruaja është dërguar në spital me plagë afër zemrës dhe hemorragji dhe me gjithë ndihmën e dhënë nga mjekët nuk ka mundur të mbijetojë. Policia është vënë në ndjekje të bashkëshortit të viktimës, Ardian Kuka i dyshuari kryesor i krimit./BW