Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një takim me strukturat e LSI-së në Lushnjë, duke komenntuar vendimin e dyshimtë të që dha sot Gjykata e Durrësit në favor të kandidates Valbona Sako, tha se: ‘Vendimi Gjyk. Durrësit tregon ku po na çon Rilindja e reformës në drejtësi, Sot ra siguria juridike e një vendimi gjykate. Absurdi i sotëm duhet të futet në librat e jurisprudencës.Parlamenti dje u kthye në një teatër kukullash. Dje dy vendime qesharake në të njëjtën seancë U miratuan dy mega aferat korruptive të Balldren- Milot, Orikum- Dukat
Më pas u ndryshua ligji për ofertat e pakërkuara
Deputetët më pas votuan ndryshimet ne ligjin e koncensioneve
Ndryshimet për koncensionet, LSI i dërgoi para 3 vitesh
Rrugët me koncension korruptive, pa asnjë vlerë ekonomike, 323 mln euro pa asnjë ndikim në infrastrukturë dhe ekonomi
Dy koncensionet ndikim pozitiv vetëm tek llogaritë ofshore të oligarkëve dhe Ramës
Paratë e koncensioneve do kthehen në arkën e shtetit
Askush mos mendojë që mund të gëzojë taksat, e shqiptareve, Ndryshimet në ligjin e koncensioneve kllounata më e madhe, pas 30 qershorit. Pasi shteruan burimet financiare, bënë ndryshimet
Me paratë e koncensioneve ndërtohej i gjithë rrjeti vaditës
Mund të subvencionoheshin fermerët dhe blegtorët për 15 vite
Shfaqjen e sulmit ndaj bizneseve e kami parë çdo vit
E gjithë kjo maskaradë nuk ka dhënë asnjë rezultat në buxhet
Nuk kemi ende asnjë ekspeditë tek oligarkët e oborrit.
Padrejtësia e dy standartet, model qeverisjes së rilindjes’’