Partia Socialiste, me një manovër antiligjore ka bërë kërkesë në Gjykatën e Durrësit, për të marrë mandatin e kryebashkiakes së zgjedhur Valbona Sako. Ky veprim vjen pas vendimit të gjyqtares Mimoza Margjeka dy ditë më parë. Gjykatësja nuk i dha mandatin kandadites socialiste, pasi vlerësoi se zgjedhjet e 30 qershorit ishin të paligjshme, pasi në to kishte marrë pjesë partia Bindja Demokratike e regjistruar në shkelje të ligjit.
Partia Socialsite, në vend që të apelonte vendimin e gjyqtares në gjykatën e Apelit, ka zgjedhur ta rishqyrtojë çështjen në një proces të ri, me një gjykatës të ri, me shumë gjasa të zgjedhur nga ata vetë.
Pa kaluar as 24 orë nga dorëzimi i padisë, Gjykata e Durrësit po shqyrton në këto momente, padinë e PS-së.
Kjo manovër e PS-së është e paprecedentë sepse ligjërisht dhe praktikisht mandati është kërkuar gjithnjë nga kandidati, dhe jo nga partia. Më këtë veprim, Partia Socialiste po krijon drejtësi private, duke i dhënë fund shtetit të së drejtës.
Seanca po zhvillohet në këto momente dhe me shumë gjasa, gjykatësi Shpëtim Reka do të certifikojë mandatin e Valbona Sakos. Gjyqtari Shpëtim Reka dhe bashkëshortja e tij Flora Reka, prokurore në Durrës, njihen si një nga familjet më të pasura të drejtësisë shqiptare. Exit.al