BallinaAktualitetMesazhi nga Londra: Shqiptarët krenarë me punën e jashtëzakonshme të Ramush Haradinajt

Mesazhi nga Londra: Shqiptarët krenarë me punën e jashtëzakonshme të Ramush Haradinajt

Nga Av.Naim Hasani

Të dashur bashkatdhetarë,

Doreheqja e papritur e Kryeministrit te Kosoves, Z. Ramush Haradinaj, nje burre shteti, nje lider i veçante, shume ndryshe nga cfare shqiptarët jane mësuar të shohin, ishte nje lajm teresisht i papritur dhe padyshim i trishtueshëm për shume shqiptarë kudo që ndodhen.

Të gjithë shqiptarët ndjehen krenarë me punen e jashtezakonshme të familjes patriote dhe atdhedashese të Ramush Haradinaj.

Doreheqja e tij eshte nje akt i jashtezakonshem qytetarie dhe shprehje e qarte e vullnetit te palekundur për të deshmuar në çdo kohe luften heroike të Ushtrise Çlirimtare të Kosoves dhe rolin e zevendesueshem të saj qe bashke me aleate të NATOS realizuan enderren shekullore për nje shtet sovran e të lire, mes kombeve te qyteteruar dhe të pamvarur.

Jam i bindur se Gjykata Ndekombetare për Krimet e Luftes do te jete në nivelin e përgjegjesive historike dhe do të vazhdoje të beje qartesisht differencen mes krimineleve serbë qe shkaktuan tragjedite me të renda pas luftes se dyte boterore dhe kurre nuk kerkuan falje publike dhe viktimave të pafajshme e shqiptarëve që luftuan e shume prej tyre dhanë jeten për të mbrojtur shtepite, familjet dhe kombin e tyre.

Zoti e bekofte z. Ramush Haradinaj dhe familjen e tije, pjestarët e se ciles e vulosen me gjakun e tyre të ardhmen e Kosoves, shteti sovran dhe të pamvarur.

Av. Naim Hasani eshte Kryetari i Deges se Partise Demokratike në Britani

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular