BallinaAktualitetNdahet nga jeta kampioni dhe ish-futbollisti i Tiranës. Ngushëllimet e Bashës, Metes...

Ndahet nga jeta kampioni dhe ish-futbollisti i Tiranës. Ngushëllimet e Bashës, Metes…

spot_img
spot_img

Pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare ish-futbollisti i Tiranës, Fatmir Frashëri.

Frashëri u rrit te të rinjtë e Tiranës dhe veshi fanellën bardheblu nga viti 1958 deri në 1972-shin, me përjashtim të periudhës 1962-1964, kur u aktivizua me Partizanin.

Ngushëllimet familjarëve ia ka shprehur edhe presidenti Ilir Meta.

“Me hidhërim të madh mësova lajmin e trishtë të ndarjes sot nga jeta të kampionit tonë të madh e të papërsëritshëm tiranas, si në fushë e në pankinë, por edhe jashtë ambienteve sportive, një prej legjendave të futbollit shqiptar, Fatmir Frashëri!

Familja Frashëri, që i dha aq shumë personalitete kombit tonë në të gjitha fushat, natyrisht që do t’i jepte një gjigand edhe në fushën e blertë por edhe si trajner.

Si lojtar, trajner e President dinjitoz i Tiranës, Fatmiri ynë i dashur do të mbahet mend përjetë për virtuozitetin dhe talentin e rrallë, aq sa me të drejtë për të thuhet se nuk ishte futbolli që e bëri të madh, por ishte pikërisht ai që i dha kuptim këtij sporti si rrallëkush, duke qenë njëherësh sportist i dalluar dhe intelektual i spikatur!

I ruaj me nostalgji emocionet e takimit tonë të fundit dhe bisedën e ngrohtë që patëm, duke uruar së bashku për rezultate më të mira e më të larta për sportin tonë! Ndaj uroj që amaneti i tij të përmbushet nga brezat e rinj të sportistëve tanë!

Duke ndarë dhimbjen e thellë për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Frashëri, miqve e bashkëpunëtorëve të afërt, si edhe të gjithë sportdashësve shqiptarë.

I paharruar kujtimi yt Profesor!”,- shkruan Meta.

Por vdekja e ish-futbollistit, ka sjellë edhe reagimin e kreut demokrat Lulzim Basha.

“Fatmir Frashëri, një njeri i madh i sportit shqiptar u largua sot nga jeta, por na la përgjithmonë si trashëgimi historinë e veprës së tij dhe legjendën që s’do pushojë së ndriçuari asnjëherë.

Një kampion i madh në fushën e futbollit dhe në pankinë, me të tre ekipet e kryeqytetit, Fatmir Frashëri, si pakkush tjetër i mblodhi sportdashësit e të gjithë Shqipërisë nën aureolën e mbrojtësit të Përfaqësueses së Shqipërisë, ndoshta i pari mbrojtës në vend që për nga popullariteti konkurronte edhe me golshënuesit.

Në një kohë të zymtë, pak yje mundnin ta ruanin shkëlqimin e tyre dhe Fatmir Frashëri ishte një yll i sportit shqiptar, që shkëlqeu për shumë dekada, edhe në periudhën pasi e la futbollin aktiv, pasi ai shkëlqeu si trajner, shkëlqeu si mësimdhënës dhe si ambasador i shkëlqyer i vlerave që përcjell sporti.

Mjeshtri i Madh i Sportit Fatmir Frashëri tashmë e mbylli edhe kontributin e tij jetësor si mësimdhënës e zbulues i talenteve të reja, por për brezat që do të vijnë, gjenialiteti i sportit të tij, intervistat për ruajtjen e vlerave të olimpizmit dhe leksioni i mbijetesës në një regjim që qëmtonte armiq edhe tek familjet e mëdha, siç ishte familja Frashëri, do të vijojnë të frymëzojnë të rinj dhe të shërbejnë si maja që duhen arritur nga brezat e ardhshëm të futbollistëve.

I paharruar do të mbetet vepra dhe kujtimi i Fatmir Frashërit të madh të Tiranës, të Partizanit, të Dinamos dhe të të gjithë Shqipërisë.

U prehtë në paqe!”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular