BallinaAktualitetPlatforma e fortë për kthimin e parave të vjedhura tek shqiptarët. Basha:...

Platforma e fortë për kthimin e parave të vjedhura tek shqiptarët. Basha: Askush nuk ka për të shpëtuar

Platforma e fortë për kthimin e parave të vjedhura tek shqiptarët. Basha: Askush nuk ka për të shpëtuar

Ngritja e krimit ndërkombëtar shqiptar nga trafiku i drogës tek pastrimi i parave, trafiku i qenieve njerëzore dhe aktivitetet e tjera kriminale janë të lidhura me politikat kriminale ekonomike të Edi Ramës.

Krimi është fuqizuar dhe po kap ekonominë dhe politikën. Dhe ky do të jetë destabizilimi total i vendit.

Për mua personalisht, për Partinë Demokratike dhe për opozitën zhdukja e ndikimit dhe pasojave të politikës kriminale të grabitjes së vendit dhe tjetërsimit të ekonomsië publike në duart e një grushti kriminelësh dhe oligarkësh është emergjencë dhe prioritet kombëtar.

Për qeverisjen e PD-së dhe të opozitës. që ditën e parë të qeverisjes, para çdo gjëje dhe mbi çdo gjë tjetër, ne do të ndërmarim një operacion të gjerë, të paparë ndonjëherë, me shtrirje nga Shqipëria në vendet e tjera për hetimin, zbulimin dhe ndëshkimin e të gjithë vjedhjeve dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë.

Ky operacion do të përfshijë:

o Krijimin e një kuadri ligjor radikal kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar.

o Hetimin dhe ndëshkimin e gjithë veprimtarisë kriminale të qeverisë në fushën e prokurimeve dhe licensimeve publike.

Prioriteti ynë do të jetë:

o Hetimi i korrupsionit të niveleve të larta.

o Hetimi i mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike.

o Rikuperimi i pasurive të vjedhura përmes kontratave dhe koncesioneve publike

Çdo kontratë konesionare, çdo kontratë shtetërore do të konsiderohet si vepër e mundshme kriminale dhe do të hetohet pa asnjë përjashtim.

Çdo ent dhe kompani private, çdo person privat dhe publik, i përfshirë në hartimin dhe miratimin e këtyre kontratave, nga juristët e thjeshtë deri tek kryeminsitri, do t’i hetohet pasuria dhe të ardhurat, pa asnjë përjashtim në Shqipëri dhe kudo që t’i ketë.

Hetimi ynë do të përqendrohet te paraja.

o Do të ndjekë, gjurmojë dhe zbulojë origjinën e parave të përdorura.

o Do të zbulojë destinacionin e parave të marra nga buxheti.

Ne do të hetojmë paratë dhe pasurinë e të gjithë atyre që janë përfshirë në një mënyrë apo tjetër në këto koncesione kriminale.

Hetimi do të përfshijë pasurinë e të gjithë ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve të tanishëm.

Ata ish-ministra, ish-sekretarë të përgjithshëm, ish-drejtorë etj, që janë larguar, mbasi mbushën xhepat, dhe që sot po investojnë në biznese, në vila, në luks, në restorante, nuk kanë për të shpëtuar.

Zbulimi dhe rikuperimi i aseteve të vjedhura do të jetë prioritet absolut.

Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare në Qipro, në Singapor apo në Ishujt Kajman dhe kudo, paratë që kanë përfunduar në vila në Romë dhe në Nju Jork, do të zbulohen dhe do t’u kthehen shqiptarëve.
Only admins can send mess

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular