BallinaAktualitetNgjarja në shkollën e Durrësit, Vokshi: Shteti në duart e kriminelëve, ngjarja...

Ngjarja në shkollën e Durrësit, Vokshi: Shteti në duart e kriminelëve, ngjarja u fshehtë për dy javë

Si ish deputete për dy mandate në këtë zonë, Albana Vokshi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, shpreh habinë se, si mundet shteti të fshehë një ngjarje kaq të rëndë për gati dy javë?

Reagimi i plotë i Albana Vokshit:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth 2 javë më parë në Arapaj të Rrashbullit, Durrës. Zonë të cilën e njoh shumë mirë pasi kam qenë për dy mandate deputete e saj.

Arapaj, fshat i bukur, me njerëz të përkushtuar e punëtore, ku të gjithë banorët njohin njëri tjetrin, është tronditur nga akti i fundit i dy djemve që kanë ngacmuar seksualisht, brenda ambjenteve të shkollës, një vajzë krejt të mitur.

Mundohem të kuptoj nga deklaratat e institucioneve shtetërore atë që ka ngjarë. Por një gjë deklaron policia dhe tjetër gjë prokuroria.

Si mundet shteti të fshehë një ngjarje kaq të rëndë për gati dy javë?? Cila nënë është sot e qetë kur nuk ka shtet të mbrojë vajzat e tyre edhe brenda institucioneve shkollore që duhet të ishin vendet më të sigurta për to??

Është e tmerrshme kur shteti është në duart e kriminelëve.

– Sepse fëmijët tanë nuk i kemi të sigurt.
– Sepse bëhen makinacione për të fshehur krimin.

Pse po fshihet ngjarja? Kush fshihet pas saj?? Si mundet të mos dënohen autorët? Pse hesht Ministrja Shahini sa herë ngjarje të tilla të rënda trondisin shqiptarët??

Ky është modeli i dhunimit, përdhunimit, që vjen nga maja e transmetohet në qeveritarët qendrorë e lokalë e futet fshehurazi në cdo familje.

Nëse sot nuk e ndalim, nesër do jenë bërë dëme të pariparueshme për shoqërinë e do jetë shumë vonë.

#TëMbrojmëFëmijëtTanë
#TëRefuzojëeModelinEShtetitTëKrimit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular