BallinaAktualitetAdemi e prerë: Nuk e lëshoj zyrën. Kryetare bashkie derisa të ketë...

Ademi e prerë: Nuk e lëshoj zyrën. Kryetare bashkie derisa të ketë zgjedhje

spot_img
spot_img

E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në News 24, Voltana Ademi shprehu me bindje se do të vijojë të jetë kryetare e Bashkisë së Shkodrës, deri kur qytetarët shkodranë të zgjedhin të lirë të zgjedhurit vendorë.

Sipas saj, puna e kryetarit të bashkisë mbaron kur ka zgjedhje.

“Unë kam dëgjuar, dhe është komike, kam dëgjuar edhe politikanë të artikulojnë data si 13 apo 12 gusht, që nuk i gjen të shkruara në asnjë dokument. Që do të thotë kushtetuta parashikon një mandat në vazhdimësi 4 vjeçar. Nuk definohet, madje për vendorin është e hapur duke ia lënë mundësinë një procesi të drejtë të rregullt të zgjedhjeve. Kushtetua parashikon parimin e vazhdimësisë. Mund të ndodhë të përsëriten zgjedhjet, të mos kemi konkurrent për një bashki, këtu nuk mbaron puna. Puna e kryetarit të bashkisë, mbaron kur ka zgjedhje.

Ne nuk po flasim për t’u përshëndetur, çështja është më e thellë kur bëhet fjalë për legjitimitet të përfaqësimit, sepse përgjegjësia është shumë e madhe. Legjitimiteti është fjalë e madhe edhe për atë që duhet të jetë i zgjedhur, dhe kjo vlen për të gjithë ata që pretendojnë që në mënyrë ilegjitime të marrin atë që nuk i takon. Do të jem aty deri sa njerëzit na mbështesim. Përfaqësim i denjë, unë jam dhe do të jem kryetare e bashkisë së Shkodrës”, u shpreh Ademi.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular