Presidenti i vetëshpallur i Çamërisë Festim Lato dyshohet se është vrarë në Holandë. Kështu së paku shkruajnë miqtë e tij në rrjetet sociale. Miqtë thonë se ai është vrarë në një atentat nga shërbimet sekrete greke.
Gjithashtu, mediat shqipfolëse raportojnë se Lato është ekzekutuar në mënyrë misterioze sot në mëngjes në shtetin holandez.
Në profilin e tij në Facebook shumë miq të tij i shprehin ngushëllimet familjes dhe kombit shqiptar për këtë humbje të madhe.
Sipas burimeve të policisë hollandeze mësohet se mbrëmë në darkë dy persona e kanë ftuar për kafe Festim Laton. Ai sapo ka dalë në prag të shtëpisë është qëlluar me armë dhe ka mbetur i vdekur në vend.
Njoftimin e vrasjes e ka bërë një farë Angelo Aliu, i cili firmos si Ali Aliu, kryeministër i Republikës së Çamërisë. ai shkroi në facebook se është vrarë në Hollandë pas një atentati Festim Lato.
Motivet e vrasjes nuk bëhen me dije në njoftimet në fjalë, të cilat janë publikuar edhe në faqen e vetë të ndjerit.