BallinaRajoni“NDERI” që shqiptoi Ramush Haradinaj, fjalë e huaj në politikën e Shqipërisë

“NDERI” që shqiptoi Ramush Haradinaj, fjalë e huaj në politikën e Shqipërisë

spot_img
spot_img

Nga Erald Shulla

“NDERI” qe shqiptoj Ramush Haradinaj, fjale e huaj ne politiken e Shqiperise.

-Jam dorehequr me rujt NDERIN e Kryetarit te Qeverise. Tha zoti Haradinaj ku ngriti peshe mbare opinionin publik ne Shqiperi.

Po a egziston NDERI ne politiken e Shqiperise?

Nje fjale e huaj, tek ne nuk ruhet ligji e aq me pak NDERI qe tha zoti Haradinaj.
Vetem ne 6 vjecarin e fundit kreu i qeverise ne Shqiperi Edi Rama, ka pasur me dhjetra episode skandalesh qe ligjerisht duhet te jepte doreheqjen, ndersa po ta kthejme ne ruajtjen e NDERIT ato do jene me qindra pergjate dy mandateve.
Mentaliteti qe karrigia e kreut te ekzekutivit eshte personale, e fituar vetem prej aftesive te tij si lider politk eshte nje drame ne shoqerine tone e trasheguar nga sundimet e shumta qe ka pasur vendi yne.
Ne politiken tone, gjate fushatave thuhen premtime nga politikanet qe as ata vet nuk i besojne qe mund ti realizojne. Por deri me sot ne nuk kemi degjuar ndonje politikan qe te dali te dorehiqet sepse nuk mundi ti realizonte premtimet ndaj elektoratitte tij dhe para qytareve. E ne NDERIN e tij te deklaroj doreheqjen.
Shume larg me duket dita qe kjo gje mund te ndodhi, qe nje politikan te deklaroi se eshte ne NDERIN e tij. Sepse jane te gjitha premtime te pandershme.

Ne politken tone gjuha politike eshte e mbushur me akuza shume te renda, politikanet gjate 24 oreve e akuzojne njeri tjetrin nga lidhjet me trafiqet dhe trafikantet deri tek aferrat korruptive te familjareve.
Por deri me sot nuk kemi degjuar qe nje politikan i akuzuar per cfaredo lloj shkelje ligjire te dali e te deklaroj, eshte ne NDERIN tim qe deri sa te zbardhen akuzat ndaj personit tim apo familjareve te mi ne gjykate une dorehiqem nga politika.

Ne politiken e pandersheme Shqiptare kemi pare deputet, ministra, kryeminister, President, kryetar parlamenti te akuzuar apo ne shume raste te faktuar ne pergjime apo filmime qe kane shkelur ligjin. Por per asnje cast nuk kane menduar doreheqjen.

Ne nje vend ku nuk zbatohen ligjet nga vet ligjeberesit dhe per ta ligji dhe gjykatat jane te pafuqishme per te vepruar, ne nuk mund te presim qe NDERI mund te shfaqet gjekundi.

Dje ne Shqiptaret prej Ramush Haradinaj mesuam shume, nga patriotizmi i nje njeriu qe ka sakrifikuar jeten per lirine e vendit te tij. Por dhe qe ne politik ka njerez qe me te shenjte se cdo gje tjeter kane NDERIN.

“NDERI” kjo fjale shqipe qe tingellon e huaj per politiken tone.

Asnje Shqiptare sot, nuk e imagjinon dot te perfytyroj Edi Ramen te thote eshte ne NDERIN tim te dorehiqem 🤪

FalemNderit qe na mesove dicka te madhe dhe te huaj edhe pse ne shqip z. Haradinaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular