BallinaBotaBoris Johnson kryeministri i ri i Britanisë së Madhe

Boris Johnson kryeministri i ri i Britanisë së Madhe

spot_img
spot_img

Boris Johnson është shpallur zyrtarisht Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe si dhe kreu i partisë konservatore Troy. Ai sigurojë 92.153 vota kundrejt Hunt i cili arriti të marr nga anëtarët e partisë konservatore 46.656 vota.

Në reagimin e tij të parë pas shpalljes së rezultateve, Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe përgëzoi kundërshtarin e tij Jeremy Hunt. Johnson tha se ai u vu përballë një kundërshtari me ‘ide të shkëlqyera’ duke premtuar se këto ide ai do t’ia rrëmbejë kundërshtarit të tij.

Jonson nuk la pa përmendur Theresa May, tanimë ish-kryeministre e Britanisë së Madhe.

Ai tha se ishte një nder dhe privilegj të punoje në kabinetin e saj dhe të shihte se me sa pasion dhe vendosmëri punonte ajo.

Ndërkohë May nga ana e saj, ka përgëzuar Boris Johnson për fitoren e tij si lideri i konservatorëve.

Në një status në Twitter, May tha se ata do të punojnë sëbashku për të siguruar një dalje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian që funksionon për të gjithë, si dhe për të mbajtur jashtë qeverisë Jeremy Corbyn.

Kyreministri i ri i Britanisë së Madhe, duke folur nga podiumi dha një mesazh për të gjithë ata që kishin dyshime.

‘Për të gjithë dyshuesit: ne do ti japim energji vendit, do ta përfundojmë Brexit’ u shpreh Johnson.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular