Dy persona kanë kryer gjatë natës së kaluar një grabitje spektakolare në zonën e Gjirit të Lalzit. Autorët e maskuar kanë grabitur fillimisht një automjet tip Range Rover dhe atë e kanë përdorur më pas edhe në grabitjen e kasafortës me para të një supermarketi.
Makina luksoze ishte e parkuar vetëm pak metra larg një vile te Gjiri i Lalëzit dhe i përkiste një 55-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në një zonë mjaft të populluar, ku shumë politikanë të njohur dhe biznesmenë kanë vilat te Gjiri i Lalëzit.