BallinaKronike‘E mirë duket në foto, ta gëzosh, do ia çoj…’/ Si mashtroheshin...

‘E mirë duket në foto, ta gëzosh, do ia çoj…’/ Si mashtroheshin vajzat dhe dërgoheshin prostituta në Greqi

spot_img
spot_img

Roland Luli, një i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për vjedhje me armë dhe Mirel Fasho, rezultojnë të jenë drejtuesit e grupit kriminal të përbërë nga 8 persona në Korçë. Të dy së bashku kanë ngritur një rrjet të konsoliduar të trafikut të vajzave nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, të cilat i shfrytëzojnë për prostitucion në disa zona të shtetit Helen.

Tetë personat e arrestuar disa ditë më parë nga prokuroria e Korçës janë lënë nga gjykata në masën e “arrestit në burg”. Megjithëse për Rezarta Mehmetllari dhe Ermal Basha, vunë si garanci pasurore 10 milion lekë të vjetra dhe 5 milion lekë të vjetra, sërish ata nuk janë liruar nga gjykata e Korçës. “Shqiptarja.com” publikon sot të plotë veprimtarinë kriminale të këtij grupi, që trafikonte vajza dhe kultivonte drogë në zonat e thella të Maliqit.

Dosja është administruar nga prokurorja e çështjes Dhorina Theodhori, e cila për disa muaj hetime së bashku me policinë e Korçës kanë zbuluar se Mirel Fasho, Roland Luli dhe Rezarta Mehmetllari kanë krijuar kushtet për të trafikuar një vajzë nga Mollasi i Elbasanit në Greqi, për ta shfrytëzuar si prostitutë. Gjatë operacionit për goditjen e këtij grupi, policia e Korçës sekuestroi disa armë, municione dhe asgjësoi një parcelë me 1709 rrënjë kanabis.

Zbulimi i Roland Lulit e bisedat për parcelën me drogë

Në dosjen hetimore del qartë se kapja e një personi si Roland Luli, shumë të kërkuar nga drejtësia Greke, e cila e ka dënuar me burgim të përjetshëm për vjedhje me armë dhe dhunë, është bërë nga disa informacione që kanë mbëritur në polici për kultivim të lëndëve narkotike. Një oficer policie ka përcjellë të dhëna se Mirel Fasho ose siç njihet ndryshe si “Reli i Kakaçit”, kultivonte drogë dhe shfrytëzonte disa vajza të komunitetit Rom si prostituta. Më konkretisht në datën 26 maj 2019 është marë informacion se “Reli i Kakaçit” dhe disa persona të tjerë të panjohur nga agjenti i policisë,kanë kultivuar bimë narkotike në territorin e Njësisë Administrative Pirg. Nga një bisedë që është zhvilluar ndërmjet Relit dhe një person tjetër, ky i fundit është shprehur se territori ku kanë mbjellë bimët narkotike është shumë larg dhe është shumë vështirë të shkohet atje. Reli i shprehur shqetësimin se mos flet ndonjë kalimtar, por personi tjetër e ka siguruar duke i thënë “…e dinë ca çobenë, por nuk flasin se kanë frikë…”. Po kështu i ka thënë Relit se kanë qënë një ditë ata të policisë andej për kontroll, por deri aty tek vendi është shumë larg, këputesh në këmbë, nuk shkohet. Në pranë të agjentit të policisë Reli, i ka kërkuar numrin e ri të telefonit, personit që po diskutonte sa më sipër.

Mbjellja e hashashit

Ndërkohë një ditë më vonë në datën 27 maj 2019 është marë një informacion tjetër nga ku rezulton se “…Reli i Kakaçit” është i interesuar për të gjetur një sasi alkooli për të përpunuar një sasi lënde narkotike cannabis stativa, pasi është cilësi e dobët dhe sipas burimit ai është shprehur se sa më shumë kohë kalon I humbet vlerat, prandaj duhet përpunuar me alkool që të mos shkojë dëm duke e bërë vaj dhe çokollatë. Ai është shprehur se i nevojitet alkool 96 gradë dhe për një muaj bëhet gati…”.Por në këtë datë, pra në 27 maj është marë një tjetër informacion se “Reli i Kakaçit” dhe një lidhje e tij shoqërore, njëri prej të cilëve është identifikuar me emrin “Gimi” sapo kanë mbjellë bimë narkotike cannabis stattiva, në një zonë ende të paidentifikuar mirë në fshatrat e Maliqit. Një nga personat të cilët Reli ka angazhuar për mbjelljen e bimëve i ka konfirmuar Relit duke i thënë se:”…e mbolla atë unë, e kishte bërë xham Gimi…”. Reli e ka pyetur ”…e mbolle tek vendi…? dhe personi i ka konfirmuar “…po tek vendi, por mbrëmë stë thosha dot se ishe me njerëz…”. Nga përmbajtja e këtyre informacioneve operative ka rezultuar se Mirel Fasho dhe persona të tjerë në shoqëri me të, dyshohet seriozisht se po kultivonin parcela me drogë, të cilat i kultivonin në territoret e fshatrave Çereshnik dhe Kakaç, në njësinë Administrative Pirg, në Bashkinë Maliq.Nga të dhënat e grumbulluara del se Mirel Fasho është në rolin e financuesit dhe se janë persona të tjerë ata të cilët kryejnë kultivim dhe kujdesin për parcelën me mbjellë me fiadanë droge.

Rënia në kontakt me vajzën nga Mollasi që do e trafikonin

Gjithashtu po në datën 27 maj 2019 është marrë informacion se:“…Reli ka një lidhje shoqërore me një person që quhet “Landi”,i cili i ka premtuar për ta lidhur me një vajzë nga Elbasani, e cila ka probleme familjare dhe është e përshtatshme për ta dërguar në Greqi me qëllim shfrytëzimin për prostitucion. Landi i ka thënë Relit se ajo është nga Mollasi i Elbasanit dhe foton do t’ia dërgojë Rezartës që ta shikojë njëherë. Agjenti ka mundur të sigurojë dy numrat telefonikë të Landit. Një ditë më pas është marë informacion se Mirel Fasho nga muaji Mars i vitit 2019 e në vazhdim, ka intesifikuar hyrje-daljet në Greqi, duke udhëtuar shpesh herë me mjetin e tij Mercedes-Benz dhe në shoqërinë e lidhjeve të tij shoqërore, por jo vetëm. Kohët e fundit ai dhe e dashura e tij Rezarta Mehmetllari, kanë organizuar punën në Greqi, duke dërguar dhe mbajtur në Greqi për qëllimi shfrytëzimi të disa vajzave nga Shqipëria. Këtë aktivitet dyshohet se “Reli i Kakaçit” ka kohë që e kryen.

E dashura e tij, Rezarta, dyshohet se kontrollon në rolin e tutores femrat të cilat ata marrin nga Shqipëria. Dy prej femrave të cilat janë me banim në Korçë, të cilat dyshohet se i shfrytëzonin në Greqi janë Mirela Xhambazi dhe Anxhela Nazifi. Mireli është shprehur se ka pasur në Greqi pesë femra nga Librazhdi dhe aktualisht po punon për të tërhequr një vajzë nga Gramshi, e cila quhet S.Gj nga Mollasi i Elbasanit. Mireli fillimisht angazhon të dashurën e tij Rezartën për të bërë “friends” femrat të cilat do të rekrutojë dhe më pas ajo miqësohet dhe punon për t’i bindur dhe dërguar në Greqi me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit. Po në datën 28 maj 2019 në prani të agjentit të policisë “Reli i Kakaçit” ka komunikuar me të dashurën e tij, Rezartën, duke e pyetur nëse i kishte pëlqyer vajza nga Gramshi dhe Rezarta i ka thënë “…e pashë në foto, e mirë ishte, vetëm fytyra është…por e mirë ishte…S.Gj. e kishte emrin, më tha Landi të pëlqen kjo…e mirë i thashë, ta gëzosh, jo më tha do ja bëj dhuratë Relkës…aaa shumë mirë i thashë”. Kur Reli e ka pyetur nëse ishte marrë me FB e vajzës që kishin piketuar, ajo i ka thënë se ka parë vetëm fotot, nuk ka folur me të.

Nga këqyrja e të dhënave në sistemin TIMS rezulton se Mirel Fasho ka dalje të shpeshta nga Shqipëria në Greqi, me automjetin e tij tip Benz. Këto dalje ai i ka nën shoqërinë e shtetaseve Anxhela Nazifi dhe Mirela Xhambazi, të dyja me banim në Korçë, vajza këto që i përkasin komunitetit Egjyptian.

Gjithashtu “Reli i Kakaçit” ka hyrje-dalje me të dashurën e tij Rezarta Mehmetllari, ndërsa nga verifikimet në sistem rezulton se shtetësja S.Gj, rezulton të jetë e ditëlindjes 21 tetor 2001 në Mollas të Elbasanit, e cila është planifikuar nga Mirel Fasho dhe Rezarta Mehmetllari për tu trafikuar si prostitutë në Greqi.

Ndjekja në terren e sjellja e vajzës nga Mollasi në Korçë

E ndodhur në këtë bazë të dhënash, prokuroria e Korçës ka autorizuar policinë e këtij qyteti që të vijonte ndjekjen në teren të Mirel Fasho, të dashurës së tij dhe personave të tjerë, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të tyre. Gjatë ndjekjes në terren të këtij grupi kriminal nga policia, kjo e fundit ka mësuar se Mirel Fasho së bashku me të dashurën e tij, Rezarta, kanë mundur të sjellin nga Mollasi i Elbasanit në Korçë vajzë e mitur S.Gj. Në raportin e vëzhgimit të datës 1 qershor 2019 rezulton se Mirel Fasho është parë në automjetin e tij së bashku me shtetasen S.Gj, e cila dyshohet se po mashtrohet nga ky i fundit për tu shfrytëzuar si prostitutë në shtetin Grek. Nga të dhënat që rezultojnë deri në këtë moment proçedurial është marë informacion se S.Gj, po mbahet e strehuar në një banesë me qëra në qytetin e Korçës, deri në pritje të paraqitjes së një kallëzimi të mundshëm nga prindërit e vajzës për largimin e saj nga banesa, ku do të përdoret justifikimi se kjo vajzë do martohet me personin Mirel Fasho. Nisur nga kjo situatë është urdhëruar vënia në përgjim e disa numrave telefonikë, të cilët janë përdorur nga Mirel Fasho, S.Gj,Roland Luli, Rezarta Mehmetllari dhe persona të tjerë.

Më konkretisht Roland Luli në datën 5 qershor 2019 komunikon me Mirel Fasho, duke biseduar së bashku për ngeljen shtatzanë të një vajze, me të cilën Roland Luli, kishte kryer marëdhënie seksuale dhe kishin dalë probleme se vajza duhet të abortonte. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

Luli:S’më urove për djalin

Fasho:Ce?

Luli:Po ka ngelur me barrë ajo o…

Fasho:Aaaa po mir ooo, mbare e mirë. Paske punë ti ce s’thua

Luli:Po eoo i q…p…e semës, si tia bësh tashi asai

Fasho:Ëëëë?

Luli:Po për të hequr do tia heq, po si tia bësh për të rrahur i thonë llafit. Se tashi bën dy herë e sëmurë, a kupton?

Fasho:Eee, po.

Luli:I kish thënë asaj.

Fasho:Po si tia bësh që të ashtu, të prishet ore?

Luli:Po e heq ajo mo, çar lafos ti. Atë e prish kollaj unë, s’është problemi i asaj, po unë thashë si ta rrija. Se më bën dy herë e sëmurë. Unë kam tjetër hall, skam hallin e djalit, se djalin e heq kollaj ajo. Ajo do ketë ngelur që rradhën e parë p…i sëmës, jo këtë rradhë ore.

Po kështu mes Roland Lulit dhe Mirel Fasho në këtë bisedë diskutohet edhe për vajzën e sjellë nga Mollasi në Korçë S.Gj, e cila qëndron në Korçë e Pogradec nën shoqërinë e Mirel Fasho, ky i fundit prezantohet si i fejuari i saj, të paktën tek familjarët e kësaj shtetase.

Luli:Atë e ka zënë belaja, “nusen” tashi të heqë dhe kusuret e vjerrës. Hajde shoku hajde. Po këta çar thonë këta?

Fasho:Po hiç bre këta në rregull janë, në ajër janë

Luli:Se më tha Ronka mua, të punojë të bëjë, le të nxjerë 100 apo 200, se e di se dalin kështu 200-shet këtej. E ke idenë o?Po mirë o sa të bëjë i thashë unë, le të punoi ëë

Fasho:Po tic car do bësh?Do ta ashuu?Do ta nisësh vallen apo do ta dhjesësh?

Luli:Po do ta nis o po prit. Të vij tashi unë? Unë kur të vi, do vij këto ditë. Ta përciell atë për andej e pastaj të jem i ngeshëm unë.

Fasho:Epo nuk e di unë. Po e nis me një llaf nise, po se nis…

Luli:Po do ta nisim o, çështë kjo se niskam vallen unë?

Fasho:Po eooo, prandaj po them që mos merrem unë tërë ditën lart e poshtë

Luli:Po ta përcjell unë se pastaj skam si të vi unë lart e poshtë. Se kam dhe punë unë. A kupton?Po do ti nisem unë, bëi mbrapsht unë, hajde o shoku hajde. Që nesër me të përcjellë këtë unë. Tashi do vinë ato për tre-katër ditë?Do ti heq fëmijën asai unë nja dy-tre ditë. Ka punë ajo.Ajo një ditë do po…Ku ta çoj në Pogradec ëëë?

Fasho:Po se di në Korçë

Luli:Hajd tëmën, na la nga Korça vërdallë. Nejse ti heq fëmijën, ta ashtu. Ta këpusi njëherë, ti q…p…e semës e ta nisia prapë. Pastai tëmën i të ashtu, pse mos e lëshohem unë ashtu edhe ti.Shikojë njerë gjërat çfarë do bëjmë. E hamë dot se hamë dot. I q…tëmën pse mos e hamë?Po bëhet si Xhenifer Lopez.

Fasho:Po jo bre s’ka lidhje e ajo, porblemi është vetëm teknika, do aftësi.

Luli:Po mirë ne do ti përpiqemi, do ti mungohemi. Pastaj një çikë do ti ngacmosh gjërat ti gjatë rrugës. Po i pëlqevi dhe asaj kur i thonë llafit, muhabeti apo njëra apo tjetra.

Fasho:Ore po që ti ngacmoj unë, duhet ta shikosh ti atë ore, une duhet të mar ok nga ty./

Luli:Ja të vij ta shikoj njëherë unë

Fasho:Po s’mora ok nga ty…çar do bëj unë, mut ëë?

Luli:Po ta shikoj mo, çar malli është mo,yll

Fasho:Po problem, unë vetëm po vij vërdallë dhe po vi vërdallë kot ore

Luli:Si kot mo yll?

Fasho:Po kot se unë vetëm o harxho. Ai mori në telefon sot dhe më tha ndonjë lekë mua prapë

Luli: Kush mo?

Fasho:Ai burri o.

Luli:Leka thua mo, çar leka do ti thua mo?Unë s’ta bleva, ç’kërkon leka ti thua

Fasho:Po job re kërkon ky tjetri që vjen vërdallë o shoku

Luli:Po mirë bre, a ja ke prerë ti këtij sa do?

Fasho:Po shpenzimet që kam bër unë ati. Ore shpenzimet e ditës, a he unë atij, e kupton. A ra dakord sa mori te ferat, shpenzimet I ken ë kurriz. E mere vesh, o se a tha unë e kisha dhe për të ikur, do bëja plakën dhe ikja, s;do rrija këtu.

Luli:Po prit o të q…robt i thuaj, ti plakën në spital, ti do ikësh.

Fasho:Po ska lidhje bre ay. Në fund të fundit ka të drejtë ay, su lag ay as për ty as për mua

Luli:Po si su lag, ay lekat mori. Ce pot ë punonte andej një muaj do ti merrte 1000 euro ay o?

Fasho:Po bre ato ishin kështu, që ay të dilte… jo në këtë fazë eee

Luli:Po çar faze do…

Shqiptarja.com

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular