BallinaAktualitetIkja pa kthim, 59 mijë shqiptarë morën shtetësinë në një nga vendet...

Ikja pa kthim, 59 mijë shqiptarë morën shtetësinë në një nga vendet e BE në 2017, të dytët në Europë

spot_img
spot_img

Ndonëse një shtet me popullsi të vogël, më pak se 3 milionë banorë, shqiptarët u renditën të dytët në Europë në vitin 2017 sa i përket fitimit të shtetësisë në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Emigrantët e ikur në vite tashmë po bëhen qytetarë me të drejta të plota në BE, kryesisht në Greqi dhe Itali.

Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se 58,853 morën shtetësi në një nga vendet e BE-së në 2017-n, duke u renditur ndër tre vendet e para në Europë që kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së. Në vend të parë është Maroku, me rreth 68 mijë pasaporta dhe në vend të tretë, India me 32 mijë pasaporta.

Italia ka dhënë 27,112 pasaporta për shqiptarët, teksa ata rezultojnë më të “preferuarit”, duke u renditur të parët. Pas tyre janë marokenët (22.6 mijë) dhe brazilianët (rreth 10 mijë).

Greqia ka dhënë gati 30 mijë pasaporta për emigrantët shqiptarë. Ata që jetojnë në Greqi kanë rezultuar tepër të preferuar sa i përket vendimmarrjes së institucioneve për t’i dhënë shtetësinë. Vendi i dytë që ka marrë më shumë shtetësi greke është Ukraina, me vetëm 500 dhe të tretët janë moldavët me 378.

Përveç Greqisë dhe Italisë, shqiptarët po arrijnë të marrin pasaporta dhe në shtete të tjera, por me shifra shumë më të ulëta. Belgjika ka dhënë 571 pasaporta, Gjermania ka dhënë 374 pasaporta, Mbretëria e Bashkuar 315, Franca 282.

Shtetësia në BE

Në 2017, 825 mijë persona kanë fituar shtetësinë e një shteti anëtar në BE. Shtetet Anëtare ku shumica e njerëzve morën shtetësi në 2017 ishin Italia (18% e të gjitha shtetësive të fituara në BE), Mbretëria e Bashkuar (15%), Gjermania dhe Franca (14% secila), Suedia dhe Spanja (8% secila).

Përfituesit kryesorë të një shtetësie të BE ishin njerëzit nga Maroku (8%), Shqipëria (7%), India dhe Turqia (4% secila). Franca, Spanja dhe Italia (së bashku 83%) ishin Shtetet Anëtare kryesore ku shtetasit nga Maroku kishin fituar shtetësi, ndërsa për ata nga Shqipëria ishte në Greqi dhe Itali (së bashku 97%).

Mbretëria e Bashkuar (53%) ishte shteti anëtar kryesor ku popullsia nga India fitoi shtetësi, ndërsa për ata nga Turqia ishte Gjermania (50%).

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor

BE23korrik.gif

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular