BallinaKryesoreNdarja e Kosovës/ Pack: Ishte ideja e dy presidentëve në Kosovë dhe...

Ndarja e Kosovës/ Pack: Ishte ideja e dy presidentëve në Kosovë dhe Serbi. Haradinaj korrekt…

spot_img
spot_img

Doris Pack, politikanja e njohur europiane, në një intervistë për Gazeta Express, komenton dorëheqjen e Ramush Haradinajt, ndërsa nuk anashkalon as situatën politike që po kalon Kosova dhe rajoni.

Sipas presidentes së grupit të grave të Partive Popullore Evropiane, ka qenë një veprim të cilin nuk e ka pritur por e cilëson si korrekt.

“E kam thënë se reagimi i tij ka qenë mjaft korrekt, të cilin nuk e kam pritur”, tha Pack.

Sipas saj, ftesa për intervistë nga Gjykata e Hagës mund të mos jetë e vetmja arsye, por që nuk dëshiron që të spekulojë ndonjë gjë.

“Duhet të jetë një arsye dhe lajme të reja për vendimin e tij, për të cilat unë nuk dua të spekuloj”, shtoi Pack.

Duke folur për faktin se ndarja e Kosovës, Pack shprehet se kjo ishte ideja e dy presidentëve, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, ndërsa shtoi se Haradinaj ishte kundër këtij plani

“Askush në Kosovë nuk do shkëmbim territorial. Ishte vetëm agjenda e dy presidentëve në Kosovë dhe Serbi. E këtu, kryeministri dhe qeveria e tij kishin të drejtë ta kundërshtonin këtë ide” , shpreh Doris Pack.

“Çdo lidership i ri duhet ta ndjek këtë (kundërshtimin e idesë së shkëmbimit të territoreve), sepse kjo nuk do të ishte zgjidhje, por do të krijonte probleme më të mëdha në tërë rajonin” tha ajo duke theksuar se “do të ishte kërcënim për paqen dhe stabilitetin”, ishte mesazhi i Pack për politikanët në Prishtinë.

Ndërsa tani që negociatat janë të bllokuara dhe Bashkimi Evropian udhëhiqet nga tjerë politikanë, ajo tha se nuk ka rëndësi se nën vëzhgimin e cilit institucion do të mbahet dialogu, por me rëndësi është që të mbahet diku, e për të rëndësi të madhe ka edhe qasja franceze ndaj dialogut.

“Negociatat duhet të vazhdojnë; nën Përfaqësuesin e Politikës së Jashtme apo jo. Shihet qartë që në mes është edhe një interes i fuqishëm i Francës në këtë temë, i cili do të jetë ndihmë e madhe së bashku me Gjermaninë” tha Pack për Express.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular