Edi Rama ka nisur prerjen e parë të kokave brenda Partisë Socialiste. Tre të parët janë Blerina Gjylameti, Ditmir Bushati dhe Lindita Nikolla. Përveç Linditës e cila ishte e qartë se Rama i kishte vënë duart nga partia pas tërmetit që ajo i shkaktoi me keq menaxhimin e universiteteve, Rama ka nisur hakmarrjen politike për ato zëra kritikë brenda PS-së.
Kështu, Ditmir Bushati e pëson keq për kundërshtimin e hapur publik ndaj Edi Ramës dhe bashkë projektit të tij me Vuçiç dhe Thaçin për ndarjen e Kosovës. Ai nuk do të drejtojë më Qarkun e Shkodrës duke e shkëputur përfundimisht nga detyruat politike brenda PS. Gjithashtu një qark me rezultate të dobëta në votimet e 30 qershorit ishte Tirana. Ajo që e ka pësuar është Blerina Gjylameti. Kjo e fundit ka patur një përplasje të fortë para caktimit të listës me këshilltarët bashkiakë në kryeqytet. Në listë, nuk kishte emra të ekipit të Blerina Gjylametit dhe kjo e fundit ka pretenduar se nuk është pyetur rreth listës që në fakt kishte në përmbajtje njerëz pranë krye bashkiakut Veliaj.
Kjo ishte krisja e parë, por edhe se Gjylameti njihet për lidhjet e saj të forta politike me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, tashmë një kundërshtar i Erion veliajt. Nderkohe ne Lezhe shkon Sander Lleshi.
Vendimet u deklaruan nga Edi Rama në asamblenë e Partisë Socialiste.
Ndryshimet në PS
Valdrin Pjetri- Koordinator për qarkun e Shkodrës në vend të Ditmir Bushatit
Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati- Koordinatorë në Tiranë në vend të Blerina Gjylametit
Sandër Lleshaj- Koordinator për qarkun e Lezhës në vendin e Lindita Nikollës
Ilir Beqaj- Sekretar për koordinimin e punës së këshillave
Gent Cakaj do të marrë sekretariatin për Rininë
Blerina Gjylamenti kalon te sekretariati për dixhitalizimin
Arben Pëllumbi- Sekretar për koordinimin dhe organizimin
Lindita Nikolla- Sekretare për burime njerëzore në PS