Qytetarë dhe artistë nga Tirana dhe jo vetëm vazhdojnë rezistencën që të mos prishet godina e Teatrit Kombëtar. Ata kanë qëndruar mbrëmë gjithë natën jashtë, në mbrojtje të teatrit.
Madje, mbrëmë është shënuar edhe një incident mes qytetarëve dhe deputetit të opozitës së re Kujtim Gjuzi. Qytetarët e përzunë Gjuzin, madje duke përdorur edhe sharje ndaj tij.
Sipas qytetarëve, Gjuzi ka shkuar tek ta në orën 03.20 minuta, duke e cilësuar vizitën e tij një provokim.
“Asnjë çikë nuk ke punë ti këtu. Shiko ata paret që të japin ato. Vjen me Benz në mes të sheshit të Teatrit. Edhe ëm vjen këtu, ik more. Ik more, ik ik. Hajde ik qërrohu, ik. Shporru, shporru”, dëgjohen duke i thënë qytetarët-deputetit në video.