BallinaAktualitetKryebashkiakët e PD takojnë Bashën: Nuk i lirojmë zyrat, në detyrë deri...

Kryebashkiakët e PD takojnë Bashën: Nuk i lirojmë zyrat, në detyrë deri në zgjedhjet e ardhshme

spot_img
spot_img

Pas disa vendimmarrjeve të Kolegjit Zgjedhor që shpërndan mandatet e Këshillave për disa bashki dhe i hap rrugë marrjes së detyrave për kryebashkiakët e rinj, kryetari i PD ka lënë protestën e artistëve për tu takuar me të zgjedhurit lokale të djathtë.

Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura, ndërsa në fund kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ripërsërit i qëndrimin  se nuk do të lejë detyrë duke e cilësuar 30 qershorin nul.

Xhelal Mziu: “Nuk kishte zgjedhje me datë 30. Do të vazhdojmë deri në zgjedhjet e reja. Nuk ka asnjë shans.”

A do dalë ai javën e ardhshme nga zyra?

Xhelal Mziu: “S’ka asnjë shans.”

Kolegji Zgjedhor ka shpërndarë mandatet për këshillat në 21 bashki, ndërsa ky proces do të mbyllet deri në javën e parë të gushtit. Nga ky moment të gjithë kryebashkiakët demokrat e humbin mandatin dhe duhet ti lirojnë zyrat socialistëve të dalë nga procesi i 30 qershorit.

Ndërkohë, burime pranë PD saktësojnë se nuk është vendosur për formën se si do të vijojë protesta, por asnjë prej kryebashkiakëve të PD nuk e njeh 30 qershorin dhe për rrjedhojë ata do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë në shërbim të qytetarëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular