Ylli Rakipi: Rama me çmendurinë e tij, rrezik për vendin! Duhet ndalur

1
441

Në një intervistë për News 24, gazetari Ylli Rakipi u shpreh se kryeministri Edi Rama është rrezik për vendin. Ai shtoi se ajo që po bën kreu i qeverisë është agresion ndaj Teatrit dhe ndaj kryeqytetit.

“Ky është sigurisht një agresion i madh për teatrin, Ky agresion ka kohë që ka filluar. Ky është një agresion i madh për kryeqytetin. Siç e dimë, objektet kryesore në Tiranë janë ndërtuar nga arkitektët më të mirë të Italisë, ndërsa Rama vetëm shemb. Edi Rama ka shembur edhe stadiumin, ndërsa radhën e ka Teatri”, u shpreh Rakipi.

Më tej, gazetari shtoi se duhet më së paku të pyeten shqiptarët për të prishur ose jo ndërtesën e Teatrit Kombëtar.

“Këto shembje nuk mund të bëhen kështu. Duhet një referendum. Edi Rama shemb objekte të rëndësishme kryesore. Po të shkosh jashtë, në Itali dhe Greqi, në Korfuz prsh nuk mund të prekësh dot një shkëmb që është i mbrojtur përshembull”, tha ai.

Sipas Rakipit, Edi Rama e sheh vendin sipas mendjes së tij dhe nuk vepron sipas rregullave e ligjeve.

“E kam thënë se një filozof i shquar Emanuel Kanti shkruante dhe thoshte bota nuk është ajo që shohim, por ajo që mund të bëhet sipas mendjes sonë. Rama është një artist i gjymtuar. Ai pa pyetur askënd, ose qoftë referendum bëj, nuk e bën, por e sheh Shqipërinë sipas kokës së vet, në një mënyrë të rrezikshme për vendin. Kjo është më e keqja.  Duhet stopuar sa më parë. Perceptimi që bën Rama është një rrezik i madh. Kemi të bëjmë me çmendurinë e një njeriu”, deklaroi Rakipi.

Për Ylli Rakipin, Rama është në krizë mbipushteti. “Ai ka nisur të flasë me vete dhe tha gabime nuk ka më, por thotë se “armiqtë”. Mazhoranca dhe opozita duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët”, përfundoi Rakipi.

 

1 Koment

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: startnews.news/2019/07/24/gazetari-rama-me-cmendurine-e-tij-rrezik-per-vendin-duhet-ndalur/ […]

Comments are closed.