BallinaAktualitet“Mos u tërhiqni”, artistët thirrje qytetarëve pas ikjes së policisë

“Mos u tërhiqni”, artistët thirrje qytetarëve pas ikjes së policisë

spot_img
spot_img

Policia është tërhequr së paku  momentalisht nga Teatri Kombëtar. Në TK ndodhen artistë dhe qytetarë të shumtë të kryeqytetit e jo vetëm. Përpara protestuesve folën regjisori Edmond Budina, aktori Neritan Licaj dhe regjisori tjetër Robert Budina. Ata thanë se masa e protestuesve nuk duhet që të tërhiqet.

foto galeri foto galeri

Regjisori Edmond Budina: Ata u tërhoqën, por në skuta të errëta kushedi çfarë kurdisin. Ata duhet të japin dorëheqje. Të japin dorëheqjen sepse janë sjellë si kriminelë. Do të themi se kemi fituar kur ne qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë realisht ia kemi dqlë në betejat tona. Por ne jetojmë në realitet ku njerëzit e thjeshtë vuajnë e oligarkët pasurohen. Politikanët shkojnë dhe vijnë, qytetaria mbetet.  Të rrëzojmë qeverinë e krimit. Ju lutem, na mbështesni. Do të jemi këtu derisa të bjerë kjo qeveri e të strukturohet teatri. Ne nuk tërhiqemi. Këtu janë shpirtrat e të gjithë shqiptarëve. Mos e harroni, Teatri është kulturë, pasuri, shpirt kombëtar.  Shqipëria bëhet si Europa vetëm përmes kulturës”.

Aktori Neritan Licaj:

Teatri është shprehje e demokracisë dhe kështu do të mbetet. Nuk kanë për ta mposhtur dot kurrë, në asnjë lloj forme, sepse nuk mposhtet shpirti i lirë. Zemra e pastër dhe mendja e kthjellët nuk mposhten nga armët.

Regjisori Robert Budina:

Nëse jemi bashkë, do ta mbrojmë Teatrin. Kjo është padrejtësi dhe duhet të luftohet. Ushtronin vullnetin tuaj se do shpëtojmë të tërë. Pakica janë ata, shumica jemi ne. Tërheqja e forcave të policisë erdhi për shkak se nuhatën këtë luftë të madhe për të drejtën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular